Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenca sqaron pse nuk priti ankimimin e Belerit për të dekretuar zgjedhjet e reja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Presidenca sqaron pse nuk priti ankimimin e Belerit për të dekretuar zgjedhjet e reja
Lajmi i funditPolitike

Presidenca sqaron pse nuk priti ankimimin e Belerit për të dekretuar zgjedhjet e reja

Published: July 5, 2024
Shpërndaje

Presidenca ka sqaruar se përse nuk u prit afati prej 30 ditësh që Fredi Beleri ka për të ankimuar vendimin e KQZ-së, për heqjen e mandatit, përpara se të dekretonte zgjedhjet e reja në Himarë.

Në një përgjigje për “Top News”, Presidenca thotë se siç e përcakton sistemi ligjor shqiptar, në rast vakancash, Presidenti i republikës vihet në lëvizje pas njoftimit dhe ka 48 orë kohë të veprojë.

Presidenca gjithashtu sqaron se dekretimi i datës së zgjedhjeve të reja, nuk e pengon Belerin të ankimojë vendimin duke kërkuar të drejtën e tij në institucionet përkatëse.

- Publicitet -

Begaj dekretoi datën 4 gusht, si dita e mbajtjes së zgjedhjeve të reja për Bashkinë e Himarës.

Sqarimi i plotë i Presidencës:

Presidenti i Republikes caktoi datën e zgjedhjeve pasi u njoftua zyrtarisht për vakancën e krijuar. Presidenti i Republikës nuk është organi që konstaton vakancën, sikurse nuk merr në shqyrtim procedurën që i ka paraprirë asaj dhe as është instancë e ankimit administrativ.

Presidenti vihet në levizje me njoftim. Në sistemin ligjor shqiptar ka vetëm një rrugë ligjore për vënien në lëvizje të Presidentit të Republikës, në rastin e vakancave në qeverisjen vendore. Kjo rrugë është rruga e njoftimit nga Këshilli i Ministrave.

Për të shqyrtuar çështjen Presidenti ka në dispozicion vetëm 48 orë.

Zgjedhjet e pjeseshme zhvillohen sipas një kalendari të ngushtë ligjor. Afatet ligjore janë detyruese.

Procedura për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe procedura për ankimimin e akteve administrative janë që të dyja ligjore dhe bashkëjetojnë me njëra tjetrën. Në rast se midis tyre krijohen përplasje, atëherë është gjykata kompetente që ka fuqinë të zgjidhë përplasjen.

Mjetet ligjore për mbrojtjen e interesave të ligjshme nuk shfuqizohen nga procedura e dekretimit të zgjedhjeve.

i.b/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestat e banorëve kundër Reformës Territoriale dhe fushata e “mbledhjes së halleve”
  • Nafta nga Gjiri rikthehet në nivelet e mëparshme, pse vazhdon të shtrenjtohet në tregjet ndërkombëtare?
  • Miratohet në parim te Ligjet, propozimi i PS-së për hartën e re Territoriale
  • Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë
  • Copernicus: Vera 2026, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Komentet e Fundit

  1. Flamur on Historia e 87-vjeçares që çoi në dorëheqjen e Kryeministrit spanjoll dhe një krahasim me ne
  2. Ska rendesi on Historia e 87-vjeçares që çoi në dorëheqjen e Kryeministrit spanjoll dhe një krahasim me ne
  3. Safet on Historia e 87-vjeçares që çoi në dorëheqjen e Kryeministrit spanjoll dhe një krahasim me ne
  4. K R on Historia e 87-vjeçares që çoi në dorëheqjen e Kryeministrit spanjoll dhe një krahasim me ne
  5. Besnik Halili on Historia e 87-vjeçares që çoi në dorëheqjen e Kryeministrit spanjoll dhe një krahasim me ne

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?