Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Begaj i drejtohet Gjykatës Kushtetuese: Shkurtoni mandatet nëse doni…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Begaj i drejtohet Gjykatës Kushtetuese: Shkurtoni mandatet nëse doni…
Politike

Begaj i drejtohet Gjykatës Kushtetuese: Shkurtoni mandatet nëse doni…

Published: January 30, 2025
Shpërndaje

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka depozituar një kërkesë për mosmarrëveshje kompetence në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim sqarimin e mekanizmit të përtëritjes së pjesshme të trupës gjyqësore.

Kjo vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila më 23 dhjetor 2024 shpalli mbarimin e mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj, me argumentin e ruajtjes së ritmit të përtëritjes së trupës çdo tre vjet, siç parashikon Kushtetuta.

Presidenti thekson se Gjykata Kushtetuese kishte detyrimin për të krijuar qartësi të plotë rreth kësaj çështjeje dhe për të garantuar zbatimin e mekanizmit të përtëritjes në mënyrë kushtetuese dhe të drejtë për të gjithë gjyqtarët.

- Publicitet -

Ai shpreh shqetësimin se mosveprimi i Gjykatës për të përcaktuar qartë këtë mekanizëm mund të krijojë paqartësi ligjore dhe vështirësi për institucionet e tjera përgjegjëse për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit shpreson që kërkesa e tij të sjellë një vendim të qartë dhe përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, i cili do të ndihmojë në rivendosjen e mekanizmit të përtëritjes së pjesshme në përputhje me Kushtetutën.

Kërkesa e presidentit Begaj:

Gjykata Kushtetuese ka marrë në datën 23.12.2024 vendimin për deklarimin e mbarimit të mandatit për Gjyqtaren Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, me qëllimin për të mbrojtur dhe për të bërë të mundur përtëritjen e pjesshme të Gjykatës në intervale 3-vjeçare, sikurse kërkohet nga Kushtetuta.

Gjyqtarja Zaçaj u emërua në detyrën e Gjyqtarit Kushtetues në janar të vitit 2023, me një vonesë prej gati 6 vitesh nga momenti i krijimit të vakancës, shkaktuar nga rrethana të njohura dhe të pavarura prej saj.

Me vonesë nga momenti i krijimit të vakancës janë emëruar të gjithë gjyqtarët kushtetues pas vitit 2016, deri më sot.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese përcakton se mandati i Gjyqtarit Kushtetues fillon në datën e kryerjes së betimit dhe mbaron, për gjyqtarët fillestarë, sipas rastit, tetë ose nëntë vjet më pas. Në kushtet e emërimit me vonesë të gjyqtarëve fillestarë, zbatimi i kësaj dispozite e asgjëson parimin e përtëritjes së pjesshme, si në vitin 2025, ashtu dhe në vitin 2028 apo në vitin 2031.

Në rastin e gjyqtares Zaçaj, Gjykata e ka gjetur zgjidhjen, duke lidhur fillimin e mandatit me datën kur ka përfunduar mandati i anëtarit pararendës të Gjykatës Kushtetuese dhe mbarimin e mandatit me afatin për përtëritjen e pjesshme të organit. Por, Gjykata nuk është shprehur nëse kjo zgjidhje vlen edhe për gjyqtarët e tjerë kushtetues, emërimi me vonesë i të cilëve prish mekanizimin për përtëritjen e trupës.

Përtëritja e pjesshme përfshin njëkohësisht tre mandate specifike. Që të ndodhë përtëritja e synuar nga Gjykata Kushtetuese për vitin 2025, duhet që arsyetimi i Gjykatës për përtëritjen të shtrihej edhe mbi dy mandatet e tjera që përkojnë me afatin e përtëritjes.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e qartëson këtë aspekt, ndërkohë që afati për deklarimin e mbarimit të këtyre mandateve është ezauruar nga Gjykata pa veprime, duke vendosur në vështirësi organet e emërtesës.

Gjykata Kushtetuese ka patur detyrimin për të krijuar qartësi të plotë rreth vendimmarrjes së saj, sikundër duhet të ishte zbatuesi i parë, i devotshëm dhe korrekt i vendimeve të veta. Në fakt, Gjykata ka preferuar që këtë përgjegjësi ta transferojë tek institucionet e tjera.

Në kushtet e mosveprimit të Gjykatës, Presidenti i Republikës ka shfrytëzuar mundësinë e vetme që i njeh ligji, mundësinë e depozitimit të një kërkese për mosmarrëveshje kompetence, për të bërë që Gjykata Kushtetuese të zgjidhë në mënyrë të drejtë, gjithëpërfshirëse, kushtetuese dhe shteruese ngërçin e krijuar me mekanizmin e përtëritjes së pjesshme.

Presidenti i Republikës shpreson se në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese do të mund të sqarojë në mënyrë të plotë dhe përfundimtare se si duhet të jetë përtëritja e pjesshme e Gjykatës, që ajo të konsiderohet në përputhje me Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese duhet ta bëjë këtë sqarim, në mënyrë të tillë që të ketë vlerë për të gjithë gjyqtarët kushtetues aktualë, përndryshe nuk do ketë asnjë mundësi që të ndreqet deformimi i mekanizmit të përtëritjes dhe çdo ndërhyrje për shkurtimin e mandateve të caktuara, vetëm për një ose disa gjyqtarë, do të ishte në shkelje të hapur të Kushtetutës.

Bashkëlidhur këtij njoftimi po jepet për transparencë me publikun edhe teksti i kërkesës drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  • Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e Kim Philby
  • Vrasje në Shkodër: Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën vrau për një borxh dhe “çështje nderi”
  • (no title)
  • Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?

Komentet e Fundit

  1. K R on Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  2. Luan on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  3. L.H on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  4. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?