Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti Begaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Mirënjohje për miqësinë historike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Presidenti Begaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Mirënjohje për miqësinë historike
Lajmi i funditPolitike

Presidenti Begaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Mirënjohje për miqësinë historike

Published: May 24, 2025
Shpërndaje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua në Dayton, Ohio, me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Christopher Landau.

Presidenti Begaj i shprehu mirënjohjen Zëvendëssekretarit të Shtetit për miqësinë historike dhe partneritetin strategjik që SHBA ka me Shqipërinë. Presidenti Begaj nënvizoi faktin se Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë qenë mbështetës të palëkundur dhe kanë luajtur rol vendimtar në momente historike të kombit shqiptar.

Presidenti Begaj çmoi partneritetin Shqipëri-SHBA dhe ndihmën e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në kryerjen e reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit, në zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me fokus të veçantë në sigurinë kibernetike.

- Publicitet -

“Jemi mirënjohës për mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë demokratizimit, transformimit dhe modernizimit të Forcave tona të Armatosura dhe në mënyrë të veçantë reformimit historik të sistemit të drejtësisë,” – shprehu Presidenti i Republikës gjatë këtij takimi.

Në lidhje me marrëdhëniet ekonomike, Presidenti i Republikës nënvizoi se Shqipëria mbetet shpresëplotë dhe me dëshirën e saj shumë të madhe për të vijuar bashkëpunimin bilateral dhe ndihmesën ekonomike në të ardhmen: “Ne ftojmë investitorët amerikanë, pasi Shqipëria ofron mundësi investimi më turizëm, infrastrukturë strategjike, teknologji dhe siguri kibernetike. Po ashtu, ne inkurajojmë kompanitë e Shteteve të Bashkuara të investojnë në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare. Projektet e SHBA-së, siç janë ato në energjinë e rinovueshme apo transformimin digjital, krijojnë mundësi punësimi dhe modernizojnë ekonominë shqiptare”, – theksoi Presidenti Begaj.

Për sa i përket bashkëpunimit rajonal, Presidenti Begaj vlerësoi rolin e rëndësishëm që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur e vijojnë të luajnë në rajon.

Kreu i Shtetit i përcolli Zëvendëssekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Christopher Landau, nevojën për vijimësinë e prezencës amerikane në rajon si faktor të pazëvendësueshëm për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.

Presidenti çmoi rolin e SHBA-së në NATO dhe e njohu z. Landau me angazhimin e Shqipërisë për të rritur buxhetin e mbrojtjes. “Të jesh anëtar i NATO-s do të thotë të marrësh përgjegjësi dhe Shqipëria është e përkushtuar në përmbushjen e tyre”.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policët arrestojnë të rinj pas shpërndarjes së protestës
  • Ultimatum online: Afat Ramës deri nesër në mesditë, nëse nuk jep dorëheqjen…
  • Demo: 51 policë janë lënduar gjatë protestës në Tiranë
  • Tirana në flakë
  • Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ilir on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  2. Genci paris on Tirana në flakë
  3. K R on Tirana në flakë
  4. Skypion on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  5. Kalemi on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?