Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti Biden drejt Izraelit dhe Jordanisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Presidenti Biden drejt Izraelit dhe Jordanisë
BoteKryesore

Presidenti Biden drejt Izraelit dhe Jordanisë

Published: October 17, 2023
Shpërndaje

Presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Izraelin të mërkurën, ndërsa kriza humanitare në Gazë vazhdon të përshkallëzohet. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Michael Brown pritet ndërkohë edhe fillimi i ofensivës ushtarake tokësore i ushtrisë së Izraelit.

Mbërritja e Presidentit Biden vjen ndërsa forcat izraelite janë vendosur pranë kufirit me Gazën. Deri më tani janë vrarë nga luftimet mbi 1400 izraelitë dhe 2800 palestinezë. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e bëri të ditur udhëtimin e Presidentit Biden pas takimit maratonë prej shtatë orësh e gjysëm të hënën me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

“Ai po vjen në një moment jetik për Izraelin, për rajonin, dhe për botën. Dhe po vjen për të bërë këto gjëra: Së pari, presidenti do të ripohojë solidaritetin e Shteteve të Bashkuara me Izraelin dhe përkushtimin tonë të çeliktë ndaj sigurisë së tij. Së dyti, Presidenti Biden do të nënvizojë mesazhin tonë tepër të qartë për të gjithë faktorët, shtetërorë apo jo-shtetërorë, që përpiqen të përfitojnë nga kriza për ta sulmuar Izraelin. Mos e bëni këtë. Për këtë qëllim, ai ka dislokuar në rajon dy grupe luftarake detare me aeroplanmbajtëse dhe mjete të tjera ushtarake”, tha Sekretari Blinken.

Sekretari Blinken tha se presidenti amerikan do të dëgjojë drejtpërsëdrejti nga kryeministri izraelit se si do t’i kryejë Izraeli operacionet ushtarake në një mënyrë që të mbahet në minimum numri i viktimave në radhët e civilëve dhe që do të mundësojë mbërritjen e ndihmave humanitare tek civilët në Gaza, duke mos lënë hapësira për përfitim për Hamasin.

- Publicitet -

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve se pas ndalesës së Presidentit Biden në Tel Aviv, ai do të shkojë në Jordani, ku do të takohet me Mbretin Abdullah dhe presidentët e Egjiptit dhe Autoritetit Palestinez.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Shqipëria nuk është në shitje”, dhe “Jo në emrin tim” bëhen pjesë e ndeshjes në stadium
  • Gazetari për Ballukun: Ka fakte tronditëse, gjëra që edhe ne që i dimë nuk flasim dot
  • Kur populli e bojkoton shkrimtarin, para se shkrimtari të bojkotojë popullin
  • FOTO: “Vetëmashtrim dhe viktimë lajkash”: Pritja pompoze e liderit kinez, kritika në Uashington
  • Shqipëria e fillon me këmbën e mbarë, fitore bindëse ndaj Bjellorusisë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on 4 miliardë euro…
  2. X on 4 miliardë euro…
  3. Investitori jostrategjik on 4 miliardë euro…
  4. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on “Do shihemi së shpejti”, Saimir Tahiri thyen heshtjen pas 3 vitesh, çfarë pritet të rrëfejë?
  5. nastradini on Nё Hagё gjykohet Europa

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?