Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti Biden njofton masa drastike për ndihmat në Gazë, kritikon zotin Trump në fjalimin për gjendjen e vendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Presidenti Biden njofton masa drastike për ndihmat në Gazë, kritikon zotin Trump në fjalimin për gjendjen e vendit
BoteLajmi i fundit

Presidenti Biden njofton masa drastike për ndihmat në Gazë, kritikon zotin Trump në fjalimin për gjendjen e vendit

Published: March 8, 2024
Shpërndaje

Presidenti amerikan Joe Biden shfrytëzoi fjalimin e tij të tretë për gjendjen e vendit të enjten në mbrëmje për të njoftuar një masë dramatike për të lehtësuar dërgimin e ndihmave në Gazë, bëri thirrje për miratimin e ndihmave për Ukrainën dhe paralajmëroi vendin për kërcënimin që paraqet ish-Presidenti Donald Trump, i cili pritet të jetë rivali i tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ky mund të jetë fjalimi më i rëndësishëm i Presidentit Biden përpara fillimit të zgjedhjeve të nëntorit.

Ashtu si shumë presidentë amerikanë në vitin e fundit të mandatit të tyre të parë, Presidenti Joe Biden mbajti fjalimin e tij për gjendjen e vendit me një qëllim të rëndësishëm në mendje: të bindë popullin amerikan se ai meriton një mandat tjetër katër vjeçar.

“Sonte, me krenari mund të themi se vendi ynë është i fortë dhe po forcohet!”

- Publicitet -

Ai trajtoi shqetësimet e votuesve mbi moshën e tij të madhe dhe aftësitë e tij mendore, duke e përdorur atë kundër ish-presidentit Donald Trump, i cili pritet të jetë kandidati për president i republikanëve, me të cilin ai do të përballet në zgjedhjet e nëntorit.

“Çështja me të cilën përballet vendi ynë nuk është mosha jonë, por ajo e ideve tona. Urrejtja, zemërimi, hakmarrja dhe ndëshkimi janë idetë më të vjetra. Por ju nuk mund ta udhëhiqni Amerikën me ide të lashta.”

Ndonëse teknikisht nuk është një fjalim fushate, Presidenti Biden kishte një mesazh të qartë për votuesit: zoti Trump është një kërcënim i madh për demokracinë.

Presidenti Biden u kujtoi amerikanëve sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e ish Presidentit Trump, që kërkonin të përmbysnin fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2020.

“Paraardhësi im dhe disa prej jush këtu po përpiqen të varrosin të vërtetën mbi 6 janarin. Unë nuk do ta bëj këtë“, tha Presidenti Biden.

Ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës, Presidenti Biden njoftoi një masë dramatike për dërgimin e ndihmave shumë të nevojshme për palestinezët.

“Kam udhëzuar ushtrinë amerikane të udhëheqë një mision për ndërtimin e një porti të përkohshëm në Mesdhe në bregdetin e Gazës, ku mund të ankorohen anije të mëdha të transportit të ushqimit, ujit dhe ilaçeve. Asnjë ushtar amerikan nuk do të dislokohet në terren”, tha zoti Biden.

Nuk është e qartë nëse ky plan do të jetë i mjaftueshëm për të qetësuar demokratët progresivë, arabo-amerikanët dhe votuesit e tjerë myslimanë në Amerikë, të cilët janë të indinjuar nga mbështetja e palëkundur e zotit Biden për Izraelin. Qindra njerëz protestuan jashtë ndërtesës së Kongresit ndërsa ai mbante fjalimin.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kurti shoqërohet nga bashkëshortja në Paris, marrin pjesë në Forumin e Paqes
  • Nga lulja te gurët, e më tej: Revolta nuk vritet, vetëm kompresohet
  • Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë

Komentet e Fundit

  1. Nga George Carlin–stand up comedy on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  2. Vlora 97 on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  3. shiko foton me kujdes !!! on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  4. Ermal Iliri on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  5. ¿? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?