Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti e quan ‘regres’, por e dekreton ligjin e ri për komisionet hetimore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Presidenti e quan ‘regres’, por e dekreton ligjin e ri për komisionet hetimore
Lajmi i funditPolitike

Presidenti e quan ‘regres’, por e dekreton ligjin e ri për komisionet hetimore

Published: January 18, 2024
Shpërndaje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi të enjten ligjin e ri për komisionet hetimore, pavarësisht kritikave dhe apelit të opozitës se ky ligj bllokonte të drejtën e saj kushtetuese për kontroll parlamentar.

Në argumentimet e tij, Begaj shpreh rezerva për disa dispozita të ligjit dhe quan “regres”një prej pikave, por nuk sheh shkelje kushtetuese në ndryshimet e miratuara në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca.

“Është e vërtetë se dispozita për marrjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve me vendim të ndërmjetëm formon regres në raport me ligjin e mëparshëm, i cili, kryerjen e këtyre procedurave nuk ia nënshtronte votimit, por çështja në vetvete nuk ka lëndë kushtetuese,” argumenton Presidenti.

- Publicitet -

Në reagimin e shpërndarë për mediat nga Presidenca konstatohet se “ligji nuk mund të quhet antikushtetues”.

Dekreti i presidentit Begaj vjen pas përplasjeve disamujore në Parlament, për shkak se mazhoranca rrëzoi disa kërkesa të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i kërkoi kreut të shtetit që të mos e dekretonte këtë ligj, pasi cënonte të drejtën kushtetuese të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore dhe se ishte miratuar në shkelje të procedurave parlamentare.

Sipas përfaqësuesve të opozitës, hyrja e ligjit në fuqi “minonte dialogun politik”.

Por, presidenca sqaron se ligjet shpallen pas verifikimit të kushtetuetshmërisë së dispozitave të reja dhe të procedurës së miratimit të tyre dhe se ky kontroll nuk verifikon asnjë aspekt me përmbajtje politike të ligjit.

Presidenti pranon se ka pritur negociata dhe bashkëpunim politik në periudhën 20 ditore të afatit për shpalljen e ligjit dhe se e ka ftuar “eksponentët më të zëshëm të opozitës që të kërkonin kompromisin me shumicën parlamentare” për ligjin.

Menjëherë pas shpalljes së ligjit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e akuzoi Presidentin e Republikës se ka humbur rolin si garant i Kushtetutëes si dhe shansin për të qëndruar mbi palët.

“Shpallja e ligjit sot është bërë bazuar në vendimin që nëse Rama do rishikonte ligjin, Presidenti do gjente argumenta kushtetues për ta rikthyer çështjen në rishqyrtim në Kuvend,” tha Bardhi duke komentuar njoftimin e Presidencës. Sipas tij, me hyrjen në fuqi të këtij ligji është zhbërë çdo rol kushtetues për kontrollin e qeverisjes, pasi i është mohuar opozitës një instrument kushtetues.

Bardhi shtoi se nuk është opozita që shmang dialogun, pasi sipas tij, prej 3 muajsh ka shprehur gatishmërinë e plotë për të gjetur zgjidhje për respektimin e rregullores.

“Ka qenë mazhoranca ajo, dhe ndjej keqardhje që presidenti nuk e ka konstatuar këtë, që jo vetëm s’ka pasur asnjë reflektim, por në të kundërt ka shtuar masat agresive e arrogante ndaj opozitës,” theksoi Bardhi.

Komisionet hetimore janë bërë shkak për nisjen e një proteste gati 3 mujore të opozitës duke bllokuar komisionet parlamentare dhe seancat plenare të Kuvendit. Që pas komisionit të bujshëm për aferën e inceneratorëve që përfundoi punimet në mars 2022, mazhoranca ka refuzuar çdo kërkesë tjetër të opozitës, duke mohuar një të drejtë kushtetuese të saj për të kontrolluar qeverisjen.

Në një situatë të tensionuar politike, PS ndryshoi ligjin duke kufizuar të drejtën e opozitës për ngritjen e tyre dhe vendosi rregulla që i japin mundësi mazhorancës të kontrollojë vendimmarrjen për mbledhjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?