Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti i Autoritetit Palestinez shpall tre ditë zie për viktimat e sulmit në spitalin në Gazë: Ishte gjenocid
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Presidenti i Autoritetit Palestinez shpall tre ditë zie për viktimat e sulmit në spitalin në Gazë: Ishte gjenocid
BoteKryesore

Presidenti i Autoritetit Palestinez shpall tre ditë zie për viktimat e sulmit në spitalin në Gazë: Ishte gjenocid

Published: October 17, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, ka shpallur tre ditë zie për viktimat e sulmit ajror të izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza, ku raportohet për qindra të vdekur. Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, presidenti urdhëroi gjithashtu që flamujt të valëviten në gjysmështizë për viktimat e “agresionit izraelit në spitalin al-Ahli dhe për të gjithë njerëzit e vrarë nga okupimi”, shkruan CNN.

Sipas ministrisë së shëndetësisë, mësohet se Spitali po strehonte mijëra njerëz të zhvendosur nga Gaza, ndërsa njoftoi se të paktën 500 persona janë vrarë. Hamasi lëshoi ​​një deklaratë për sulmin, duke e quajtur atë një “gjenocid”.

“Masakra e Spitalit Al-Ahli në zemër të Rripit të Gazës është një gjenocid. Mjaft heshtje ndaj agresionit dhe pamaturisë së okupimit”, thuhet në deklaratë.

Shumë spitale në Qytetin Gaza janë shndërruar në kampe refugjatësh për qindra njerëz, të cilët shpresojnë se Izraeli do t’i kursejë nga bombardimet, pasi i kishte urdhëruar të gjithë banorët e këtij qyteti dhe zonave përreth të largoheshin në drejtim të pjesës jugore të Rripit të Gazës.

- Publicitet -

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?