Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti i Izraelit në Tiranë: Shqipëria, në anën e duhur të historisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Presidenti i Izraelit në Tiranë: Shqipëria, në anën e duhur të historisë
Lajmi i funditPolitike

Presidenti i Izraelit në Tiranë: Shqipëria, në anën e duhur të historisë

Published: September 12, 2024
Shpërndaje

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog vlerësoi lart mbështetjen që Shqipëria ka dhënë për vendin e tij, në luftën me Hamasin, që vijon prej Tetorit të vitit të shkuar.

“Kombi izraelit kurrë nuk do të harrojë si ju dhe kombi shqiptar qëndruat krah Izraelit”, theksoi mes të tjerash Herzog.

“Për mua është domethënëse të jem mes miqsh në këtë kohë kaq të dhimbshme për Izraelin. Po i afrohemi një viti qëkur Hamasi sulmoi në mënyrë brutale Izraelin. Qysh prej asaj dite të errët në Tetor, Shqipëria është vendosur në mënyrë të palëkundur, është radhitur në anën e duhur të historisë. Vendi juaj tregoi edhe njëherë që qëndron krah vendit izraelit. Puna jonë s’ka mbaruar ende, pengjet ende mbahen në mënyrë mizore në Gaza. Për fat të keq po luftojmë në të njëjtën kohë më shumë sesa terroristët.

- Publicitet -

Shqiptarët e hebrenjtë ndajnë një histori të gjatë e domethënëse. Hebrenjtë e Europës gjetën strehë gjatë holokaustit në vendin tuaj. Kemi shumë për të mësuar tashmë nga njëri-tjetri. Jam shumë i kënaqur që gjendem këtu. Jam shumë i kënaqur që pata mundësi t’i diskutoja sot këto këtu. Kombi izraelit kurrë nuk do të harrojë si ju dhe kombi shqiptar qëndruat krah Izraelit.”

Ndërsa kryeministri Edi Rama u ndal tek lidhja historike mes shqiptarëve dhe Izraelit.

“Paraardhësit tanë qofshin myslimanë a të krishterë kapërcyen çdo lloj paragjykimi fetar dhe mbrojtën hebrenjtë dhe asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. Shqipëria u bë një vend ku ndryshe nga vende të tjera hebrenjtë nuk largoheshin, por vinin të gjenin miqësi, strehë dhe mbrojtje.

Është një lidhje historie që gjithmonë do të jemi të prirur ta forcojmë. Do të vazhdojmë të jemi përherë në mënyrë të palëkundur kundër çdo forme, a mënyre antisemitizmi”, tha Rama.

Nga ana tjetër ai u shpreh se Shqipëria mbështet armëpushimin dhe çdo përpjekje të mundshme që shpëton pengjet, por edhe që të nisë një proces të ri për të sjellë paqen në rajon.

“Jemi të vetëdijshëm se ajo çfarë po ndodh në territoret ku populli i Izraelit dhe populli i Palestinës jetojnë, është absolutisht shumë e rëndë dhe është absolutisht diçka që duhet të marrë fund sa më shpejt. Jemi mjaft të vetëdijshëm se kjo është më e lehtë të thuhet se të bëhet dhe se lufta kundër terrorit është shumë më e vështirë sesa ç’mund të duket nga larg.

Megjithatë Shqipëria ka qenë po kështu një mbështetëse mjaft e madhe e armëpushimit dhe e çdo përpjekje të mundshme për të sjellë në shtëpi pengjet dhe për të nisur një proces të ri për të mirën e të gjithë njerëzve. Jam shumë i prirur të theksoj se ndërkohë këto janë kohë mjaft të vështira për Izraelin, popullin e tij dhe çdo popull që jeton në atë kënd të botës.

E ardhmja do të jetë me siguri e ardhmja e një Izraeli më të fortë dhe më të sigurt”, tha Rama.

Një ftesë, kryeministri Edi Rama e pati edhe për izraelitët që duan të pushojnë apo të bëjnë biznes në Shqipëri.

“Jemi këtu krahë hapur për të mirëpritur të gjithë izraelitët që duan të vijnë, qofshin turistë, sipërmarrës, artistë, shkrimtarë. Qofshin njerëz që merren me teknologji të lartë apo ata që janë në moshë më të vjetër që duan të kenë shtëpinë e tyre këtu në mes të Europës.

Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve ka një potencial të jashtëzakonshëm për tu zhvilluar me shpejtësi. Prirjet janë shumë inkurajuese dhe të dukshme, por afërmendsh që duhet të bëjmë më tepër.

Jam shumë i lumtur që kam presidentin këtu si mik, jo vetëm si president i Izraelit, por si mik i vjetër që e kam njohur shumë kohë më parë, kur ishte në llogoret e politikës në Izrael”, u shpreh Rama.

Kjo është vizita e parë e një Presidenti të shtetit të Izraelit në Shqipëri.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?