Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti i Republikës shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit, Begaj: Do të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit kurdoherë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Presidenti i Republikës shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit, Begaj: Do të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit kurdoherë
Lajmi i funditPolitike

Presidenti i Republikës shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit, Begaj: Do të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit kurdoherë

Published: April 10, 2025
Shpërndaje

Presidenti Bajram Begaj, është nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Gjilanit në Kosovë.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Asamblesë Komunale, në prani të Kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, Kreut të Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, si dhe anëtarëve të tjerë të këshillit vendor.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për këtë nderim, duke theksuar se e pranon me përulësi titullin si një shprehje e lidhjes së ngushtë mes shqiptarëve në të gjitha trojet. Ai vlerësoi Gjilanin si një qytet me traditë, histori, sakrificë dhe qëndresë.

- Publicitet -

“Ky titull u përket të gjithë shqiptarëve që në momentet më të vështira të historisë së Kosovës qëndruan pranë dhe krah jush, si pjesë e pandashme e një trungu të përbashkët,” tha Presidenti Begaj.

Ai kujtoi me respekt figurat historike të Gjilanit, si Idriz Seferi, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Agim Ramadani dhe Rrahim Beqiri, duke theksuar se kontributi i tyre për lirinë është i gjallë në vetëdijen e brezave të rinj.

Kreu i Shtetit u zotua se, ashtu siç ka ndodhur përgjatë gjithë historisë, Shqipëria ka qenë pranë Kosovës dhe do të jetë gjithmonë dhe se së bashku duhet ta shohin të ardhmen në një rrugëtim drejt integrimit evropian:

“Ne do të qëndrojmë pranë njëri- tjetrit kurdoherë edhe në kohë paqeje, sepse paqja, që të mbrohet, kërkon diçka edhe më të vështirë: mendje të mençura, vizion të qartë dhe guxim për të ndërtuar një të ardhme, një të ardhme më të begatë për kombin tonë. Sot, kemi një mundësi që shumë breza përpara nesh nuk e kishin ëndërruan dhe nuk e patën”.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes shqiptarëve në të dyja anët e kufirit dhe institucioneve përkatëse për të ndërtuar një ekonomi të bashkuar, për të ndarë eksperiencat më të mira dhe për t’u ngritur bashkë si shqiptarë.

“Paqja kërkon mendje të mençura, vizion të qartë dhe guxim për të ndërtuar një të ardhme më të begatë për kombin tonë. Dy shtete, një komb, një gjuhë, një gjak – kjo është ADN-ja jonë,” deklaroi ai.

Presidenti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit konkret ndërshqiptar në ekonomi, arsim, diplomaci dhe në krijimin e një tregu të përbashkët. Sipas tij, kjo është një mundësi historike që duhet kthyer në zhvillim të prekshëm për qytetarët në të dy anët e kufirit.

“Duhet të dimë ta përdorim këtë mundësi, – u shpreh Presidenti i Republikës, – ta përdorim këtë mundësi për të forcuar njëri-tjetrin, për të ndërtuar një ekonomi të bashkuar, për të ndarë së bashku eksperiencat më të mira dhe patjetër për t’u ngritur bashkë si shqiptarë. Këtë mundësi duhet ta kthejmë në bashkëpunim konkret, bashkëpunim në ekonomi, bashkëpunim në arsim, bashkëpunim në diplomaci, në një treg të përbashkët, në politika të përbashkëta që ndihmojnë qytetarët tanë të zhvillohen e të jetojnë më mirë”.

Gjatë vizitës në Gjilan, Presidenti zhvilloi takime me drejtuesit lokalë dhe përfaqësues të forcave politike në Asamblenë Komunale. Ai kreu gjithashtu homazhe dhe mbajti një minutë heshtje në Varrezat e Dëshmorëve, së bashku me familjarë dhe përfaqësues të shoqatave të të rënëve për liri.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  • Tërmet në stolin e “Tulipanëve”, Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit në Botëror
  • Mbappé vazhdon të shkruajë historinë, kalon Klosen dhe i afrohet Messit pas dopietës ndaj Suedisë
  • Pushimet në Europë, këto janë destinacionet ku kurseni më shumë për hotelin dhe ushqimin
  • Hapen aplikimet për rimbursimin e TVSH-së te fermerët, kush përfiton dhe si aplikohet

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  2. Anonymous on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. 1thundrak on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  4. 1thundrak on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  5. Anonymous on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?