Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti vs PD
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Presidenti vs PD
opinion

Presidenti vs PD

Published: October 17, 2025
Shpërndaje

Nga Ervin Lera

U bë lëmshi tërkuzë dhe ende vazhdon historia me kallzime në SPAK., ende vazhdon i njëjti kallëzues, bashkëqytetari – ose bashkëfshatari – kavajas, Gazmend Bardhi.

Nuk kam qënë aspak dakort me kallëzimin e çështjes Babale, ashtu edhe si përfundoi ajo çështje – pavarësisht interpretimit politik. E vetmja e veçantë e asaj çështje ishte rishfaqja e protagonistit me një deklaratë romantike për organizatoren e prezantueses së çështjes pas përfundimit të ndëshkimit. Po sot? Po për çështjen Begaj – Shkelqesisë së Tij Presidentit të Republikës së Shqipërisë – si do i vejë filli? A duhet të presim që një tjetër babale të dalë në pah dhe të presim deklarata romantike të tjera në vijim?

- Publicitet -

Republika e Shqipërisë – është një shkrim në portale shqip “O zot kjo është Republika ime” që tregon, depersonalizimin e presidencës shqiptare. Pyetja dhe çështja është, ÇFARË REPUBLIKE JEMI NE NË TË VËRTETË?. Këtë do ta zgjidhi një deputet i opozitës, ndërkohë që ka shumë çështje të tjera të brendshme për të zgjidhur – nisur që nga kandidati dhe për Tiranën dhe kandidatët e tjerë në zgjedhjet e pjesshme – apo do të duhet t’ja lëmë në vlerësim një sistemi tashmë të përkrahur ndërkombëtarisht të drejtësisë?

Çfarë do të përfitojë Partia Demokratike, dhe për më tej edhe zoti Gazmend Bardhi personalisht, me ndëshkimin e presidentit aktual të Republikës së Shqipërisë? A e mban mend, apo ka qënë shumë i vogël zoti Bardhi me atë që ka ndodhur në kohën kur kryetari aktual i Partisë Demokratike ka qënë President i Republikës?

A e mban mend gjakderdhjen ndërkombëtare që ka ndodhur në kohën e tij? A e mban mend zoti Gazmend Bardhi atë gjestin e turpshëm përgjunjës që ish-presidenti, tashmë nën akuzë bëri në emër të kauzës opozitare – ndërkohë që konsiderohet se Presidenti i Republikës është faktor/aktor dhe institucion neutralizues politik?

Çfarë është kjo detyra e madhe për t’ju kundërvënë emrave dhe individëve politikë apo edhe të paanshëm kushtetues?

Opozita momentalisht është në një amulli psiqike sepse nuk ka as emra kandidues, as politika ndjellëse për të nxitur revoltë, dhe as nuk ka një çështje – kauzë joshëse – që të nxisë revolucionin që predikon në mënyrën e gabuar.

Këtë duhet të bëjë dhe të realizojë opozita – gjoja demokratike – e Republikës së Shqipërisë që të arrijë të nxisë masat – njerëzit, qytetarët, vuajtësit e Republikës së vet – për të bërë revolucionin që pretendon – e gënjen mendja se do të bëjë – për të arritur suksesin politik të rrëzimit të regjimit.

Po paskëtaj? Apo duhet të vijojmë me thënien 250 vjeçare të Naimit të madh: Dhe paskëtaj ditë më të bukura do të vijnë.

Jo, kjo opozitë e ka konsumuar këtë shans!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë është “Shqipëria e re”?
  • Dhunohet efektivi i Policisë në Shkodër
  • FIFA publikon formacionin ideal të Botërorit 2026
  • Zbardhet dokumenti konfidencial vetëm tri faqe, BE refuzon draftin e qeverisë për Zonat e Mbrojtura
  • Përmendet mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që “peshkonte” për Epsteinin

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  2. Xoni on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  3. Besnik Tirana on “Pastruesi” në dosjen Aruba, roli i tepelenasit që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal
  4. chp on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  5. Ilmi Mancaj on Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?