Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pretenca e Prokurorisë së Hagës, Rama në Kosovë: Aktiviteti i ish krerëve të UÇK, asnjë lidhje me terrorin dhe spastrimin etnik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pretenca e Prokurorisë së Hagës, Rama në Kosovë: Aktiviteti i ish krerëve të UÇK, asnjë lidhje me terrorin dhe spastrimin etnik
AktualitetPolitike

Pretenca e Prokurorisë së Hagës, Rama në Kosovë: Aktiviteti i ish krerëve të UÇK, asnjë lidhje me terrorin dhe spastrimin etnik

Published: February 16, 2026
Shpërndaje

Nga Kosova, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, kryeministri Edi Rama theksoi se Prokuroria e Hagës nuk provoi asgjë kundër ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe se aktiviteti i tyre nuk ka asnjë lidhje me terrorin dhe spastrimin etnik që tentuan të bëjnë serbët në vend.

Teksa mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala, akademik e ish-ambasador i Kosovës, që flet mbi gjykimin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së, Rama tha se lajmi nga kërkesa e Prokurorisë për 180 vite burg për 4 ish krerët ishte i zymtë dhe se organi i akuzës nuk ka mundur të vërtetojë asnjë gjë në lidhje me akuzat që ka ngritur ndaj tyre.

“Sot jemi në kushtet kur ka marrë formë thuajse përfundimtare pasi fjalën e fundit e ka sigurisht gjykata, një plan shumë afatgjatë jetësimi i të cilit ka nisur me raportin famëkeq të Dick Martit që mos gjetë kurrë prehje aty ku është.”, u shpreh Rama.

- Publicitet -

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Ftesën e mora nga profesor Ahmeti përpara se sa të merrnim lajmin e zymtë nga tribunali në Hagë, mbi kërkesën absurde të Prokurorëve për të dënuar 45 vjet çdo njërin prej 4 udhëheqësve të UÇK. Për hir të së vërtetës, e pata të vështirë të mund të shkruaj një fjalë nga fillimi në fund sepse përballë një situate të tillë, fjalët nuk janë aspak të lehta për t’u gjetur, ndërkohë që ndër disa mendime që besoj mund të vlejnë të ndahen me ju, i pari ishte mendimi se kush është sot në të njëjtën godinë pothuajse që vuan dënim pas vendimit të gjykatës ndërkombëtare. Sot të dënuar nga drejtësia ndërkombëtare janë Radovan Karaxhiqit, që u dënua me burgim të përjetshëm për një epokë të tërë terrori e spastrimi… tani sipas kërkesës së Prokurorisë së Tribunalit në Hagë, këtyre të dënuarve do t’u shtohen edhe 4 të tjerë në anën tjetër të barrikadës, ndërkohë që prokuroria nuk pati kapacitetin të provojë asgjë të ngjashme sepse nuk ka asgjë të ngjashme në aktivitetin e 4 udhëheqësve të UÇK. Nuk ka asnjë lidhje aktiviteti i tyre dhe i UÇK mbi terrorin mbi popullsisë civile, spastrimin etnik, varret masive të njerëzve të pafajshëm, shënjestrimin e fëmijëve dhe grave nga snajperët e vendosur aty me këtë qëllim apo me përdhunime e vrasje, mbytje njerëzish në lumë. Asgjë. Ata katër burra nuk u armatosën për të ndërtuar një politikë shfarosjeje, por u armatosën kundër një politike shfarosëse. Nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre në një territor të huaj, por për të hequr qafe sundimin e të huajve në tokën e tyre. Ata vetë me dorën e tyre, e votuan në parlamentin e Kosovës, një gjykatë e cila në letër është një gjykatë e Kosovës, jo për të vendosur në bankën e të akuzuarve Kosovën. Sot jemi në kushtet kur ka marrë formë thuajse përfundimtare pasi fjalën e fundit e ka sigurisht gjykata, një plan shumë afatgjatë jetësimi i të cilit ka nisur me raportin famëkeq të Dick Martit që mos gjetë kurrë prehje aty ku është.

Presidentja Vjosa Osmaninë promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala në Prishtinë u shpreh se “UÇK-ja është ideali më i fuqishëm i ndërtuar nga shqiptarët ndër shekuj”.

Duke folur për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, që trajtohet në libër, Osmani tha se po bëhet gjykim i padrejtë edhe ndaj “vetë proceseve tona jetike, ndaj lirisë e pavarësisë sonë dhe përpjekjeve për çlirim të cilat u ndërmorën në shërbim të lirisë dhe mbijetesës së popullit tonë”.

Osmani tha se lufta “nuk ishte akt i impulsit”, ndërsa tha se drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi “narrativa të rrejshme”.

“Drejtësia e fiton kuptimin e plotë vetëm atëherë kur është e paanshme dhe e ndërtuar mbi fakte të vërteta, por asnjëherë kur ajo ndërtohet mbi narrativa të rrejshme, të njëanshme dhe me synim për ta rishkruar historinë”, tha ajo.

Ajo tha se në Hagë “dëshirojnë ta deformojnë historinë tonë. Një histori e shkruar me gjak, asnjëherë, asnjëherë nuk mund të fshihet e as të shtrembërohet nga gënjeshtra të shkruara në letër”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?