Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prezantimi i “Giro d’Italia”, Rama: Bukuritë e vendit do ekspozohen në sytë e 800 mln teleshikuesve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Prezantimi i “Giro d’Italia”, Rama: Bukuritë e vendit do ekspozohen në sytë e 800 mln teleshikuesve
Lajmi i funditPolitike

Prezantimi i “Giro d’Italia”, Rama: Bukuritë e vendit do ekspozohen në sytë e 800 mln teleshikuesve

Published: January 13, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Romës këtë të hënë (13 janar), ku ka marrë pjesë në prezantimin e garës së çiklizmit, “Giro d’Italia”. Këtë vit, gara do të nisë në Shqipëri më 9 maj, ku do të zhvillohen 3 etapat e para, teksa pak para nisjes, Rama thotë se për 3 ditë me radhë, bukuritë e vendit tonë do të ekspozohen para syve të 800 milionë teleshikuesve në të gjithë botën.

Rama e konsideron këtë ngjarje një shtysë për rritjen e mëtejshme të turizmit në vend tonë, teksa kujton se viti i kaluar u mbyll me pothuajse 12 milionë turistë.

“Një ndër ngjarjet më të mëdha vjetore të sportit që transmetohet nga 200 televizione të botës. Këtë vit Shqipëria është zgjedhur si vendi i nisjes së madhe ku do të zhvillohen 3 etapat e para dhe për 3 ditë rresht, bukuritë e vendit tonë, Durrësi e Kruja, Tirana, Vlora do të ekspozohen në sytë e 800 mln teleshikuesve, pa llogaritur dhjetëra mijëra tifozë të çiklizmit që do të vijnë në Shqipëri për të ndjekur idhujt e tyre.

- Publicitet -

Kjo ngjarje e madhe sportive ku kandidatura e Shqipërisë u përzgjodh për edicionin e këtij viti, është një tjetër pasqyrë kuptimplotë për rritjen e popullaritetit të vendit tonë, ku para disa vitesh të tilla ngjarje as që mund të imagjinoheshin.

Nisja e madhe e “Giro d’Italia” në Shqipëri është edhe një tjetër shtysë për rritjen e mëtejshme të turizmit që është një industri e re, pro që e mbylli vitin e kaluar me thuajse 12 mln turistë. Shqipëri po bëhet dita ditës dhe ngjitja e saj në 2030 në BE vazhdon përditë, e pandërprerë dhe e pandalshme”, tha Rama.

“Giro d‘Italia” i këtij vitit do të jetë special, edhe për fakti se “starti i madh” do të mbahet në Shqipëri ku do të garohen tri etapat e para.

Organizatorët e njërit prej tre tureve më të rëndësishme të këtij sporti kanë bërë me dije ditën e sotme se për fanellën rozë do të jenë në garë emra si Richard Carapaz, Primoz Rogliç dhe Wout Van Aert. “Giro d‘Italia” do të nisë më 9 maj dhe do të përfundojë më 1 qershor.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg
  • Haga i dënoi me 81 vite burg, Kurti reagon pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së
  • Ringrihet sërish Bordi i Transparencës
  • “Sot u dënuan çlirimtarët”, vajza e Jakup Krasniqit shpërthen pas vendimit në Hagë
  • Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?