Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pritet shtrenjtimi i kafesë në bare nga rritja e çmimit në tregjet e huaja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pritet shtrenjtimi i kafesë në bare nga rritja e çmimit në tregjet e huaja
AktualitetEkonomi

Pritet shtrenjtimi i kafesë në bare nga rritja e çmimit në tregjet e huaja

Published: December 16, 2024
Shpërndaje

Çmimi i shitjes së kafesë në bursat e huaja po shënon nivele rekord. Për shkak të përshpejtimit të rritjes së çmimeve në tregjet e huaja, që pas muajit prill 2024, me shtrenjtim të çmimit të kafesë në bare, vitin e ardhshëm pritet të përballen edhe konsumatorët shqiptarë.

Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, thotë se prej disa muajsh çmimet e shitjes së kafesë, veçanërisht robustës (që zë pjesën më të madhe të prodhimit botëror dhe përdorimit në vendin tonë) janë rritur, gjë e cila pritet të reflektohet edhe në baret vendase.

Jahja parashikon që rritja e çmimit të nisë prej muajit shkurt të vitit të ardhshëm, pas furnizimeve të reja.

- Publicitet -

“Çmimi i kafesë në bursat e huaj prej muajsh ka shënuar rritje. Ky shtim i çmimit pritet të reflektohet edhe te çmimi i kafesë në bare dhe restorante, veçanërisht te kafEja robusta, që shitet me çmim 60 apo 70 lekë.

Çmimi i shitjes së saj në bare është më i lirë sesa kafeja arabike që blihet më shtrenjtë jashtë. Për rrjedhojë nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm pritet të reflektohet rritja e çmimit në tregjet e huaja edhe në baret shqiptare, veçanërisht te kafja robusta. Edhe rritja e çmimit të kafes arabice pritet të jetë e pashmangshme, duke reflektuar ndryshimet e saj në tregjet e huaja”, pohon ai.

Po ashtu rritje të çmimeve të kafesë në vlera 10 deri në 20 lekë, u reflektuan që vjet sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, të ndikuara nga lëvizjet e çmimeve të importit dhe shtimit të kostos për rritjes e fondit të pagave të punonjësve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për periudhën janar-tetor u importuan 6,994 tonë kafe. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar importet ranë 5,3%.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Si ka ndryshuar çmimi i kafesë në bursë

Në bursat e huaja në 13 dhjetor 1 ton kafe robusta u shit me çmimin 5,194 USD. Rritja e çmimit të kafes robusta ka nisur më fundi i muajit prill 2024, ku çmimi arriti 3,408 USD për ton kundrejt çmimit prej 2,300 USD për ton që ishte në prill të 2023.

Për 2024-n rezulton se çmimi për kafen robusta kulmoi më 29 Nëntor në vlerën e 5,409 USD për ton apo 1,3 herë më i larë se muaji nëntor 2023.

Rritje është shënuar edhe për shitjen e kafes arabica në tregjet. Në bursë niveli aktual i shitjes për kafen arabice është 6,724 USD për ton nga 4,347 USD për ton që ishte në muajin nëntor 2023. Rritja e çmimit është 54,6%. Ndërsa krahasuar me muajin e mëparshëm çmimi i shitjes së kafes është rritur 10.1%.

Shkak i rritjes së çmimit janë me problemet me prodhimin e kafes veçanërisht në Brazil, ku thatësira e muajve gusht-shtator dhe reshjet e dendura të muajit tetor dëmtuan të mbjellat me bimën e kafes. Kjo pritet të sjellë pakësim të prodhimit në 2025.

Monitor

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PS i vë drynin Kuvendit, seanca për huanë ushtarake 302 mln dollarë me SHBA zhvillohet me dyer të mbyllura
  • Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen SASPAC për plotësim hetimesh
  • “Do të na dhembë gjatë”, letra e ndjerë e Kylian Mbappé pas humbjes në Botëror
  • “Kjo që po ndodh në Francë e Spanjë mund të ndodhë edhe te ne”, Rama: 4 helikopterë gati dhe 3 avionë zjarrfikës në fund të vitit
  • Marrëveshja me SHBA, opozita: Jemi pro, por kundërshtojmë mënyrën sesi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament

Komentet e Fundit

  1. Shkodrani on E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  2. xxx on Pse heshtin artistët?
  3. Demotakercita on Pse heshtin artistët?
  4. [email protected] on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Dashi on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?