Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Probleme në Thumanë-Kashar? KLSH dhe SPAK hapin dosjen e një prej rrugëve më të shtrenjta në histori
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Probleme në Thumanë-Kashar? KLSH dhe SPAK hapin dosjen e një prej rrugëve më të shtrenjta në histori
Ekonomi

Probleme në Thumanë-Kashar? KLSH dhe SPAK hapin dosjen e një prej rrugëve më të shtrenjta në histori

Published: August 29, 2024
Shpërndaje

Pas ARMO-s dhe CEZ, rruga Thumanë
-Kashar po konsolidohet si afera e tretë më e madhe korruptive në historinë e pluralizimit në Shqipëri, me përfitues oligarkun Bashkim Ulaj, bankomat i Familjes Berisha – shkruan faqja Prapaskena.

Edhe pse nga më të shtrenjtat në histori, 22 milionë euro për kilometër, 435 milionë euro për 21 km, e ashtuquajtura autostradë Thumanë-Kashar është jashtë standarteve dhe madje po kthehet me shpejtësi në rrezik serioz për aksidente, për shkak të rënies së shtresës së afaltit dhe krijimi i disniveleve në karrexhatë.

Një vlerësim më profesional do t’a bënin ekspertët dhe një hetim serioz, por duket se rënia e shtresës asfaltike është pasojë e materialit të dobët për ngritjen në nivel të rrugës.

- Publicitet -

Përbërja dhe ngjeshja e shtresave duket se nuk është bërë sipas specifikimeve teknike. Mbetet për t’u parë nëse abuzimi me shtresat e ngritjes në nivel të rrugës është bërë nga trysnia për t’a përfunduar shpejt segmentin, papaftësia, për qëllime fitime apo të trija bashkë.

Një tjetër problem tejet serioz që konstatohet në autostradën 21 km Thumanë-Kashar të ndërtuar nga Bashkim Ulaj, është mungesa e lidhjes sipas standartit mes urave dhe pjesës vijuese të rrugës.

Mes urave dhe rrugës ka një shkëputje, e cila sa vjen e bëhet edhe më e dukshme. Paraprakisht besohet se skandali konsiston në paaftësinë e inxhinierëve për lidhjen sipas standarteve të urave me pjesën e rrugës, për shkak të ngjeshjes jo sipas standardeve në dy anët e urave.

Ka dyshime të forta se kostoja reale e rrugës  është sa 20 % e vlerës së deklaruar 435 milionë euro.

Me kërkesë të disa deputetëve të Partisë Demokratike, Kontrolli i Lartë i Shtetit do të nisë një auditim të të ashtuquajturës autostradë Thumanë-Kashar, për të cilën shqiptarët do t’i paguajnë 1.2 miliardë euro oligarkut Bashkim Ulaj, para të cilat sigurisht që nuk do t’i mbajë dhe nuk mund t’i mbajë të gjitha për vete.

Krahas auditimit nga ana e KLSH, një kallëzim penal po përgatitet për t’u referuar në SPAK për korrupsionin me rrugën Thumanë-Kashar, ndonëse SPAK mund të ketë nisur hetimet kryesisht.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
  • Kreu i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë, u godit me gurë në kokë nga protestuesit
  • VIDEO: Vazhdojnë ta godasin edhe pse e kanë shtrirë, 6 policë dhunojnë protestuesin
  • Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat?
  • ​Tensione dhe përplasje fizike në Durrës: Të rinjtë sulmojnë postën e skandalit me drejtoreshën

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  2. . on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. Politeknikumi on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?