Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Problemet me ndarjen e zarfeve të votimit në Greqi, Rama thirrje emigrantëve: Merreni vetë në postë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Problemet me ndarjen e zarfeve të votimit në Greqi, Rama thirrje emigrantëve: Merreni vetë në postë
Lajmi i funditPolitike

Problemet me ndarjen e zarfeve të votimit në Greqi, Rama thirrje emigrantëve: Merreni vetë në postë

Published: May 3, 2025
Shpërndaje

Problemet me shpërndarjen e zarfeve me fletat e votimit për emigrantët shqiptarë në Greqi janë komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me elektoratin në Gjirokastër. Sipas kryesocialistit në Greqi u bë një mishmash me ndarjen e zarfeve, ndërsa u bëri thirrje emigrantëve që të votojnë për të marrë në duar pasaportën europiane.

“Duke shpresuar dhe besuar që na shohin nga Greqia. Ju them, ju që jeni regjistruar për të votuar. U bë një mishmash, jo DHL, jo ku e di unë se ca. Por, tanimë mundësia është. Do ju lutesha atyre që janë regjistruar, të marrin zarfin, të marrin votën, të vendosin edhe ata për ta çuar në vend këtë amanet shekullor, për t’iu dhënë fëmijëve në Greqi dhe vetes tyre, këtë pasaportë europiane. Shqiptarët e Greqisë e janë ata që mund ta kuptojnë më mirë se gjithë shqiptarët, se ca do të thotë. Kjo pasaportë nuk është një dokument tjetër udhëtimi, kjo nuk është thjesht që ne kur shkojmë në aeroporte të mos na nxjerrin ashtu si të huaj, si qytetarë të dorës së dytë, për të filluar të na kontrollojnë”.

Teksa na ndajnë edhe 8 ditë nga zgjedhjet, Rama u kërkoi emigrantëve në Greqi që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, që të shkojnë vetë në pikat postare që të marrin zarfin dhe të votojnë. Sipas Ramës, vota e tyre nuk mund të mbetet rrugëve si një copë letre pa vlerë.

- Publicitet -

“Ata që kanë kaluar malet, që janë rropatur dhe presin me ankth a do ju njihet pensioni, nuk mund ta lënë zarfin rrugëve, nuk mund ta lënë votën për të cilën janë regjistruar të mbetet si një copë letre pa vlerë. Duhet të shkojnë e ta marrin me çdo kusht dhe ta dërgojnë në Tiranë. ka edhe disa ditë kohë, është e mundur, u bëj thirrje ta dërgojnë në Tiranë”.

Nga sheshi i Çerçizit, për të cilin tha se kur mori qeverisjen ishte një parkim për autobusë, por sot është transformuar, Rama tha se Gjirokastra priste 6 mijë turistë në vit, ndërsa vjet u vizitua nga 600 mijë të tillë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama drejt SHBA për Asamblenë e OKB, takim edhe me shqiptarët
  • Tension para Speciales në Hagë, Policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së
  • Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë
  • Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit
  • Horoskopi ditor, e mërkurë 16 shtator 2026, parashikimi i yjeve për sot

Komentet e Fundit

  1. L.H on Gjyqi i Historisë
  2. demo on Daja i saj akuzohet për dhunë e përdhunim, reagon deputetja Zegjine Çaushi: Më thanë se do martoheshin
  3. Rona rona oeperona, ikin paret si milingona on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  4. his channel world news briefing on SPAK kërkon 1 vit burg për ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato
  5. Zdromsi on Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?