Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Procesi i Berlinit, sot zhvillohet në Tiranë Ministeriali i Ministrave të Ekonomisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Procesi i Berlinit, sot zhvillohet në Tiranë Ministeriali i Ministrave të Ekonomisë
KryesorePolitike

Procesi i Berlinit, sot zhvillohet në Tiranë Ministeriali i Ministrave të Ekonomisë

Published: September 26, 2023
Shpërndaje

Në kuadër të procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor 2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë organizon sot në Tiranë, Forumin e Ministrave të Ekonomisë me titull, “Tregu i përbashkët rajonal – një hap drejt Tregut Unik të BE”

Forumi do të hapi punimet në orën 09:00.

Fjalën hapëse pritet ta mbajnë Kryeministri Edi Rama, Ines Muçostepa, Presidente e Unionit të Dhomave të Tregtisë në Shqipëri dhe Olivier Becht, Ministër i tregtisë me jashtë dhe ekonomisë në Francë. Punimet, sipas axhendës së publikuar janë të ndara në disa panele, dhe fundi i forumit pritet të jetë në orën 18:30.

- Publicitet -

Forumi do të mbledhë së bashku ministrat e Ekonomisë të Procesit të Berlinit, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe partnerë të tjerë të Procesit të Berlinit, me fokus avancimin e tregut të përbashkët rajonal, për të nxitur zhvillimin e rritjes ekonomike të rajonit dhe për ta sjellë atë më afër BE-së.

Ky forum pritet të reflektojë mbi arritjet, prioritetet dhe sfidat kryesore në zbatimin e këtij plani dhe avancimin e agjendës së integrimit rajonal nëpërmjet mbështetjes në kuadër të Procesit të Berlinit, si një instrument shumë i rëndësishëm për përshpejtimin e konvergjencës ekonomike të rajonit me Bashkimin Europian. Në këtë takim, do të diskutohet mbi lehtësimin e tregtisë dhe reduktimin e barrierave, integrimin e tregjeve, rritjen e bashkëpunimit rajonal, integrimin e sistemeve të pagesave të rajonit dhe përgatitjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor për një integrim eventual në Eurozonë.

Gjithashtu, diskutimet do të përqendrohen edhe në integrimin e përshpejtuar dhe qasjen e hershme në Tregun Unik të BE-së. Në këtë kuadër, do të diskutohet edhe lidhur me sfidat kryesore për përmirësimin e konvergjencës ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE, në mënyrë që të përcaktohet orientimi politik dhe hapat konkretë, në kuadër të Procesit të Berlinit, sa i takon mbështetjes që duhet të marrin vendet e rajonit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • INTERVISTË – Një ditë pas akuzave të reja për Ballukun, ambasadori gjerman: Lufta ndaj korrupsionit të lartë, parakusht i panegociueshëm për BE-në
  • Rama prezanton “Programin e Strehimit”: Do marrin banesat e konfiskuara
  • Prokuroria në Hagë kërkon 6 vjet burgim për Hashim Thaçin
  • Dhunohet drejtori i Ujësjellësit në Elbasan, nuk pranon të bëj kallëzim: “I kam çuna lagjeje”
  • “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  2. K R on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  3. Tahir Gashi on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  4. Ethem Lalaj on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  5. 1thundrak on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?