Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PROFILE: Nga Ministria e Jashtme te Ekonomia e Shëndetësia, kush janë tre emrat e “panjohur” të Qeverisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > PROFILE: Nga Ministria e Jashtme te Ekonomia e Shëndetësia, kush janë tre emrat e “panjohur” të Qeverisë
KryesorePolitike

PROFILE: Nga Ministria e Jashtme te Ekonomia e Shëndetësia, kush janë tre emrat e “panjohur” të Qeverisë

Published: September 4, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka propozuar emrat e rinj për kabinetin e ri qeveritar.

Por kush është ministri i ri i Ekonomisë?

Ervin Mete momentalisht ka mbajtur pozicionin si drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nga maji 2020. Më herët ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bordit të Autoritetit, prej shtatorit 2019.

- Publicitet -

Mete ka shërbyer si Zëvendësministër i Financave dhe Zëvendësministër i Ekonomisë (2013-2017), përgjegjës për politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik. Gjatë kësaj periudhe ka qenë thelbësisht i përfshirë në reformën e menaxhimit të financave publike dhe modernizimin e kuadrit ligjor fiskal dhe financiar, përfshirë ligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ” dhe ndryshimet në ligjin “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare “.

Ervin Mete ka drejtuar grupin e nivelit të lartë mes Qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për reduktimin e kredive të këqija në sistemin bankar dhe ka mbajtur pozicionin e koordinatorit kombëtar për Programin e Reformave Ekonomike me BE.

Mete është lektor i së drejtës fiskale pranë Shkollës së Magjistraturës. Ai ka shërbyer si ekspert dhe konsulent i Bankës Botërore (2011), Komisionit Evropian (2008) dhe PNUD-it (2007).

Ervin Mete mban gradën Master nga Universiteti i Harvardit, SHBA (LL.M. 2010) dhe nga Shkolla Ekonomike e Londrës – LSE (LL.M. 2009), ku është specializuar në të drejtë fiskale dhe të drejtë korporatash. Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me rezultate të shkëlqyera (2006) . Z. Mete zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane.

Albana Kociu, është ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale! Emri i saj u propozua sot nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS-së. Koçiu zëvendëson në këtë post, Ogerta Manastirliun, e cila drejton këtë ministri që prej 2017.

Kush është ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Albana Koçiu aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013.

Koçiu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës dhe vjen në krye të Departamentit të Administratës Publike pas një eksperience 18 vjeçare në pozicione drejtuese ne administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore. Njëherazi, Koçiu ka ndjekur një sërë kursesh dhe trajnimesh profesionale mbi drejtimin, menaxhimin e burimeve njerëzore, rekrutimin efektiv në shërbimin civil, analizën e nevojave për trajnim në administratën publike etj.

Si Drejtor i Departamentit të Administratës Publike, znj. Koçiu kryeson në nivel teknik procesin e Reformës së Administratës Publike, si një ndër prioritetet e vendit drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kush është Igli Hasani, ministri i Jashtëm

Igli Hasani aktualisht është Koordinator i Aktiviteteve Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së.

Përpara anëtarësimit në OSBE,  Hasani ka qenë Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Vjenë. Në janar 2021, ai mori postin e Kryetarit të Grupit të Partnerëve Aziatikë për Bashkëpunim.

Gjatë kryesimit shqiptar të OSBE-së, Hasani ishte Kryetar i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së dhe kryetar i Grupit të Kontaktit Mesdhetar si pjesë e Trojkës së OSBE-së në vitin 2019.

Hasani ka një përvojë 17 vjeçare në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në role të ndryshme drejtuese, duke përfshirë si Sekretar i Përgjithshëm (2017-2018), Drejtor i Përgjithshëm për Politikat e Mbrojtjes (2015-2017), Drejtor i NATO-s dhe Marrëdhënieve me Jashtë (2013-2014). dhe Drejtor i Integrimeve Euro-Atlantike (2013-2014).

Ai është diplomuar në Drejtësi, Sociologji dhe Filozofi nga Universiteti i Tiranës, Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga King’s College në Londër, si dhe është diplomuar në Kolegjin Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Megjithë protestat dhe kërkesat e BE, qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona
  • A është vërtetë e mundur që Trump të japë 5 mijë dollarë për çdo amerikan të rritur?
  • Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!

Komentet e Fundit

  1. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  2. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  3. Sadiku on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. Detari on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. Vlora 97 on “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?