Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Profili i një biznesmeni që e nisi me trafik heroine dhe po e bitis me pastrim parash, si futi në valle ish ministra dhe kryeministra
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Profili i një biznesmeni që e nisi me trafik heroine dhe po e bitis me pastrim parash, si futi në valle ish ministra dhe kryeministra
Investigim

Profili i një biznesmeni që e nisi me trafik heroine dhe po e bitis me pastrim parash, si futi në valle ish ministra dhe kryeministra

Published: April 4, 2025
Shpërndaje

Me ardhjen e demokracisë erdhën edhe “shfaqje” të reja për vendin tonë. Pjesë e tyre ishin kriminelucët që shisnin drogë.

Tipa ordinerë të kohës, që kryenin një aktivitet po aq ordiner. Për atë kohë edhe për këtë që jetojmë.
Kaluan vitet dhe disa prej këtyre që mbijetuan, ndërruan gradualisht petkun duke u kamufluar si bisnesmenë. Dhe me këtë titull të lartë, vijuan aktivitetin, por pak më ndryshe. Filluan të grabisin prona, troje dhe pasuri të mbi e nëntokës.

Një rast tipik është ai i Alban Pezës, i cili nga një trafikat droge është kamufluar si biznesmen, ku përmes pazareve, mashtrimeve, intrigave dhe fijeve të korrupsionit ka marrë koncensione nafte, leje për kulla dhe favore të tjera që burojnë nga pushteti.

- Publicitet -

Personazhe “elitë” si Alban Peza janë ata që quhen vrasës të heshtur të një shoqerie. Vishen bukur, lyejnë flokët, “hekurosin” lëkurën e ftyrës dhe trupit me gjilpëra dhe marrin pjesë në jetën mondane të vendit, duke sfiduar edhe drejtësinë.

Ky është modeli Alban Peza. Të miksosh krimin me politikën dhe bisnesin, t’ia hedhësh drejtësisë, e të bësh konfuz një milet të tërë: “Ky është gangster a bisnesmen”?

Sa më sipër flitet për fenomenin Alban Peza. Por, po të analizosh personazhin Alban Peza, zbulon të dhëna akoma më interesante, aq sa nuk merr vesh nëse segmente të shtetit përfshirë ish ministra dhe kryeministra kanë pastruar paratë e Alban Pezës apo e anasjellta. Por e sigurt është që në çdo rast, bëhet fjalë për të ardhura me burime të dyshimta të cilat si në lavatriçe gjigande, vetëm pastrohen, këtej dhe andej kufinjve.

Le t’i marrim faktet me rradhë.
Alban Peza dhe Vilson Ahmeti, ish-kryeministër i vendit themelojnë kompaninë ALBANIAN INVESTMENT CONSTRUCTION (A.I.C) në datë 26.10.2004. E nëpërmjet kësaj kompanie kanë investuar në projekte ndërtimi në vend dhe jashtë kufinjve.

Redaksia e priza.al bëri një vëzhgim të thelluar të dy personazheve dhe të dhënat janë interesante.
Vilson Ahmeti është ish- kryeministër i Republikës së Shqipërisë i cili ka qëndruar rreth një vit në detyrë. Një periudhë tranzitore, e rrëmujshme dhe e paqartë për vendin, i dha mundësinë kryeministrit jetëshkurtër politik, të krijonte një pasuri “jetëgjatë” të cilën do ta investonte në disa bisnese vitet në vijim.

Ndërkohë Alban Peza është një personazh i cili u bë bisnesmen pasi i shpëtoi një operacioni spektakolar të kryer nga forcat greke në Athinë pas trafikimit të 50 kg heroinë.

Kjo ngjarje e vitit 1999 la shumë gjurmë në zhvillimin dhe karrierën e Alban Pezës. Ai arriti t’i shpëtojë burgut por jo dënimit dhe as faktit që nuk mundet të shkelë dot në tokën greke. Sepse rasti i Alban Pezës është tipikisht ai rast ku askush nuk është aq i pasur sa të blejë të kaluarën e tij.

Pasi u rikthye në Shqipëri Alban Peza nuk u ndal. Kondrabandë, dhunë, pengmarrje dhe burgu ishin aktivitet e përditshme të bisnesmenit të ardhshëm i cili në vitin 2004, vetëm 5 vite pasi i kishte shpëtuar policisë greke për trafikun e 50 kg heroinë në Athinë, themelon në Tiranë një kompani ndërtimi bashkë me ish kryeministrin e vendit.

Dyshja Peza-Ahmeti shtrijnë investimet e tyre edhe në Zvicër. Nëpërmjet arkitektit Xhemil Shehu i cili jeton prej vitesh në Zvicër dhe disponon kompaninë “Shehu Architects SAGL” me adresë në Lugano, Alban Peza dhe Vilson Ahmeti filtruan dhe futën në ndërtim mbi 15 milionë euro për të ndërtuar projektin “Gli Ulivi” një rezidencë me 6 pallate në zonën e Caslanos në Lugano buzë liqenit.

Zyrtarisht investitor i këtij projekti është arkitekti Xhemil Shehu, ndërsa Alban Peza dhe Vilson Ahmeti janë kontraktorët. Pra një arkitekt që ka mbi 15 milionë euro pasuri për të ndërtuar pallate në Lugano, ka nevojë për eksperiencën teknike të “ustallarëve” shqiptarë Alban Peza dhe Vilson Ahmeti! Dhe ka kërkuar eksperiencën e kujt? Të Alban Pezës i cili një pallat të nisur para 12 viteve në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pas dhjetra peripecive që të sjell vetëm forca e punëve të errta, arriti ta përfundojë vetëm para pak kohësh.

Por kjo historia e pallatit tek Uji i Ftohtë është një mesele më vetë për të cilën do të flasim më gjatë një ditë tjetër.

Por bëmat e Alban Pezës nuk u ndalën me kaq. Pas ndërtimit ku bilancet i rezultuan të “suksesshme”, i hodhi sytë tek sektori i naftës. Themeloi kompaninë Anio-Oil & Gas e nëpërmjet një ish-ministri të cilin arriti ta fusë në xhep, shtiu në dorë tokën më të madhe naftënxjerrëse në zonën Ballsh-Hekal. E për të përfituar koncensionin, iu desh të “zhduknin” një kompani amerikane e cila punonte në zbatim të kontratës me shtetin shqiptar.

Por “shoku” ministër i Alban Pezës nuk e pati problem që kompania amerikane ta hidhte në Arbitrazh shtetin shqiptar dhe të kërkojë 70 milionë euro dëmshpërblim.

E përveç se mori një fushë naftëmbajtëse me manovra përmbarimore dhe kosto 0, Alban Peza i la dhe një faturë plot 27 milionë euro shtetit shqiptar të papaguar. Këto janë lekë cash, 27 milionë euro që Alban Peza NUK ia ka dhënë shtetit. Përveçse pengmarrës njerëzish bisnesmeni ndërtues Alban Peza u kthye dhe në naftë mbajtës dhe borxhli ndaj shtetit.

Dhe me gjithë këtë CV të pasur kriminalo-bisnesmene, nuk kishte si të mungonte dhe politika.

Ilir Meta pati deklaruar se planin për vrasjen e tij, e mori vesh nga miku i tij Alban Peza. U thërritën një tufë me njerëz dhe u dënuan deputetë dhe gangsterë për këtë histori. Por Alban Peza si “kaproll” kërceu matanë dhe as nuk u mor në pyetje. Ndonjë lidhje e tij me hetuesit e çështjes ishte ndoshta arsyeja?

Ku e gjen sigurinë ky personazh që me këtë CV të pasur të flasë me garanci per veten dhe të ndihet i paprekshëm? Mos ndoshta Drejtësia e re, ka pjesë të saj “metastazat” e leshuara nga lidhjet familjare të Alban Pezës?

Priza.al do vijojë të publikojë dosjen e plotë të një bisnesmeni i cili në vend që do të duhej të ishte duke përgatitur letrat për t’u përballur me drejtësinë, përgatit letra se si do gllabërojë çdo ditë nga një copë vend nga jugu në veri.

Priza

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir, koha e heshtjes ka mbaruar!
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së
  • Publikimi në Scopus: si të zgjidhni një revistë, të kaloni recensimin dhe të shmangni rreziqet
  • Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?