Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Projektet për katër vitet e ardhshme, Veliaj: Tirana e re do të quhet zona e Bulevardit të Ri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Projektet për katër vitet e ardhshme, Veliaj: Tirana e re do të quhet zona e Bulevardit të Ri
Politike

Projektet për katër vitet e ardhshme, Veliaj: Tirana e re do të quhet zona e Bulevardit të Ri

Published: May 2, 2023
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj prezantoi disa nga projektet për katër vitet e ardhshme në kryeqytet.

Në një intervistë në emisionin “Rudina” Veliaj u ndal kampusi i Qytetit “Studenti”. Ai tha se në katër vitet e ardhshme pritet të përfundojë edhe projekti për ndërtimin e Unazës së Re në 7 lotet e fundit të saj.

“Në katër vitet e ardhshme ne duam të përfundojmë kampusin e qytetit “Studenti”. Pra e kemi filluar në fillim, çerdhet, kopshtet, shkollat, si në një shtëpi. Me universitetet, kemi rregulluar Universitetin Bujqësor me 8 godina të reja, Mjekësinë te Farmacia 10 me dy godina të reja, Inxhinierinë te 21-i me katër godina të reja. Tani do të ketë një super kampus universitar te qyteti “Studenti.

- Publicitet -

Ne duam të përfundojmë Unazën e Tiranës. Unaza e Tiranës, kemi 7 lote ku po punohet. Një lot është Laprakë, shkolla “Andrea Stefani” te “Shqiponja” dhe deri te Bregu i Lumit. Çlirohet gjithë ai trafik që deri tani vjen dy semaforë në Laprakë. Tani do kalojë pa hyrë fare në Tiranë. Dhe në Tiranë do të hyjë vetëm një rrëke e atyre që kanë punë në sheshin “Skënderbej”, në qendër. 70% tashmë orientohet në Astir, 20% këtej dhe vetëm 10% e trafikut do hyjë mes përmes Tiranës. Dy lotet e tjera janë në Paskuqan. Pastaj rikthehet prapë autostrada nga ana tjetër, këtej e lumit tek lagja e re “5 Maji”, kalon në Tufinë, te Kodra e Priftit, Kodra e Kokonozëve dhe pastaj bashkohet në Farkë të Madhe aty ku tashmë ka mbërritur”, u shpreh Veliaj.

Ai përmendi edhe disa nga projektet në zonën e Bulevardit të Ri, duke theksuar se me ndërtimet e reja, ajo zonë e kryeqytetit do të njihet si Tirana e Re. Veliaj tha se në këtë zonë synohet të ndërtohen disa godina për disa nga institucionet kryesore në kryeqytet deri te muzeu i artit modern apo dhe qendra e panaireve. “Ajo që duam të bëjmë te bulevardi i ri sepse Tirana sot është zhbalancuar. Ne do të çojmë aty bashkinë e re, muzeun e artit modern. Disa do të jenë pjesë e një koleksioni permanent, disa do të jenë koleksione të ndryshme që vijnë dhe vizitojnë.

Ne duam të kalojmë aty Prokurorinë e Përgjithshme, Gjykatën e Lartë që tashmë e ka hapësirën e vet në fillim të bulevardit të ri. Do të jetë Bashkia e re. Do të ruajmë pjesën tradicionale për gjërat e protokollit, për pritje, përcjellje. Ne kemi 70 vjet që i them Tiranë e Re, zonës së stadiumit Dinamo. Nuk mund të jetë më pas 70 vitesh Tiranë e re. Tirana e re do të quhet zona e Bulevardit të Ri. Tani që janë hapur themelet e ndërtesave të para, Qendra e Panaireve, Pallati i ri Kongreseve dhe Koncerteve, duke qenë se e ne kemi të limituar në 2 mijë vende. Tirana ka evente dhe aktivitete që kalojnë 5-6-7 mijë. Duke çuar 7-8 institucionesh publike, jep edhe besim që Tirana do të balancohet drejt veriut. Tirana në katër këto kuadratet mund të zhvillohet në mënyrë të njëtrajtshme”, u shpreh kryebashkiaku.
Një thirrje Veliaj e pati edhe për rivalët në garën për Bashkinë e Tiranës duke theksuar se pavarësisht si do të shkojë rezultati i zgjedhjeve, ai që votohet duhet të lejohet të punojë.

“Ftesa ime është pavarësisht si do shkojë rezultati i zgjedhjeve, kush votohet duhet të lejohet të punojë. Këto historitë si ato vonesat te Astiri, te sheshi, te bulevardi, me pistoleta te Liqeni, te Këndi i Lodrave, këto duhet të konsiderohen përrallë nga e kaluara. Kush fiton të lejohet të punojë dhe të çojë deri në fund këto projekte”, u shpreh ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?