Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Projekti madhor kinez që sinjalizon thellimin e lidhjeve të Pekinit me Turqinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Projekti madhor kinez që sinjalizon thellimin e lidhjeve të Pekinit me Turqinë
EkonomiLajmi i fundit

Projekti madhor kinez që sinjalizon thellimin e lidhjeve të Pekinit me Turqinë

Published: August 5, 2024
Shpërndaje

Njoftimi se gjigandi kinez i makinave BYD do të ndërtojë një fabrikë me vlerë miliarda dollarësh në Turqi shënon një kthesë të madhe në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Njoftimi vjen pas vitesh tensionesh për shkak të mbështetjes së Ankarasë për pakicën ujgure në Kinë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones, të dy vendet po gjejnë gjithnjë e më shumë gjuhë të përbashkët, jo vetëm për çështje ekonomike, por edhe

- Publicitet -

Në muajin korrik, gjigandi kinez i makinave BYD nënshkroi një marrëveshje për të ndërtuar një fabrikë me vlerë miliarda dollarësh në Turqi. Fabrika do të prodhojë 150,000 automjete në vit, kryesisht për tregun e Bashkimit Evropian.

Analistët thonë se marrëveshja shënon një pikë kthese në marrëdhëniet turko-kineze.

“Kjo marrëveshje mund të ulë deficitin tregtar të Turqisë. Për Kinën, marrëveshja është gjithashtu e rëndësishme sepse produktet e prodhuara në Turqi do të përjashtohen nga tarifat për faktin se Turqia ka marrëveshje me Bashkimin Evropian për doganat”, thotë Sibel Karabel, drejtoreshë e departamentit të Azi-Paqësorit në Universitetin ‘Gedik’ në Stamboll.

Analistët thonë se plani për këtë fabrikë është një mënyrë për të shmangur tarifat e reja të BE-së për automjetet kineze. Ata thonë se investimi i ri është gjithashtu shenjë e një ndryshimi në politikën e Pekinit pas viteve të shmangies së investimeve në Turqi.

“Investime kineze nuk ka në Turqi sepse Kina e sheh Turqinë si një vend me rrezik të lartë politik në rajon”, thotë Ceren Ergenc, ekspert për Kinën i Qendrës për Studimin e Politikave Evropian.

Kjo po ndryshon tani dhe disa pjesëtarë të pakicës ujgure janë të shqetësuar që Turqia po i braktis.

Ankaraja ka qenë kritike ndaj shtypjes që Pekini i bëri minoritetit kryesisht mysliman të ujgurëve. Turqia u ka ofruar strehim shumë ujgurëve.

Analistët thonë se disidentët ujgurë kanë frikë që investimi kinez prej miliarda dollarësh në Turqi mund të ketë qenë pjesë e një marrëveshjeje që është arritur gjatë vizitës së realizuar së fundmi të ministrit të jashtëm turk Hakan Fidan në Kinë.

“Ka spekulime se pala kineze po bën trysni për ratifikimin e marrëveshjes për ekstradim duke kërkuar që ujgurët e strehuar në Turqi, të paktën disa prej tyre, të kthehen për tu përballur me gjyqe në Kinë”, thotë Cagdas Ungor nga Universiteti i Marmarës.

Të tjerë thonë se ndryshimi i politikave të Kinës ndaj Turqisë, vend anëtar i NATO-s, mund të jetë pjesë e një gare në rritje, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara, për ndikim global.

Analistët thonë se Ankaraja dhe Pekini po gjejnë gjithashtu gjuhë të përbashkët diplomatike, duke përfshirë edhe kritikat ndaj luftës së Izraelit kundër Hamasit.

“Nëse e shikoni çështjen e Gazës momentalisht, Turqia dhe Kina kanë qëndrim të ngjashëm. Politikat e tyre të jashtme janë të ngjashme duke qenë shumë më ndryshe se ato të vendeve të perëndimit. Edhe në nivelin rajonal, Kina duket të jetë një partner shumë më i mirë se sa vendet e perëndimit”, thotë analisti Cagdas Ungor.

Ankaraja e përshëndeti pritjen që Pekini iu bëri udhëheqësve palestinezë gjatë muajit korrik.

Lufta e Izraelit ka rrezik të përshkallëzohet dhe analistët thonë se kjo mund ta afrojë edhe më shumë Kinën me Turqinë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Deputetja që u largua nga PS: Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve
  • Rama inspekton stadiumin ku do performojë Kanye West: Shteti nuk ka harxhuar dhjetëra milionë euro si thonë sorrat e bulevardit
  • Naltmadhëria Juaj, zoti Rama!
  • Dëmtuan Komisariatin Nr. 3, vihet në pranga një protestues. Shpallen në kërkim 4 të tjerë
  • Anija cisternë goditet nga një predhë pranë Ngushticës së Hormuzit, përfshihet nga flakët

Komentet e Fundit

  1. K R on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  2. K R on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  3. Kiu Fiu on VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  4. Vl on Shqipëria forcon ushtrinë me topin turk BORAN, vendi i tretë në botë me këtë armë
  5. Xha jaho on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?