Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Projektligji për forcën e rezervistëve, Vengu: Ish-ushtarakët mund të rikthehen në FA, kriteret që duhen plotësuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Projektligji për forcën e rezervistëve, Vengu: Ish-ushtarakët mund të rikthehen në FA, kriteret që duhen plotësuar
Lajmi i funditPolitike

Projektligji për forcën e rezervistëve, Vengu: Ish-ushtarakët mund të rikthehen në FA, kriteret që duhen plotësuar

Published: October 31, 2024
Shpërndaje

Qeveria ka miratuar një projektligj për ushtrinë për krijimin dhe organizimin e forcës së rezervistëve në Shqipëri. Për të na e shpjeguar më mirë ishte i ftuar në studion e Klan News ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili tha se kjo forcë është e integruar me Forcat aktive të Armatosura.

“Shumica e vendeve të NATO e kanë një strukturë të tillë, është e mirëorganizuar, e pajisur, e trajnuar, e stërvitur dhe e paguar”, tha ministri.

Ajo do t’i bashkangjitet në mënyrë aktive Forcave të Armatosura dhe do të shërbejë përveç situatave të ndryshme edhe në përballimin e emergjencave civile. Po kujt i jep mundësi angazhimi ligjit?

- Publicitet -

“Ligji jep disa mundësi angazhimi, qoftë për personelin ushtarak që është liruar në vitet e kaluara dhe që shprehin dëshirën për t’u rikthyer, qoftë për ushtarakët që dalin…

Po ilustroj të gjitha kategoritë: Një kategori janë ushtarakët në lirim që janë liruar para pak vitesh ose para pak muajsh të cilëve u lind e drejta që të riaktivizohen në Forcat e Armatosura me shprehjen e një dëshire të tyre.

Kategoria e dytë janë ushtarakët që janë larguar nga Forcat e Armatosura jo për dëshirë të tyre por se kanë kaluar afatet e gradimit. Tashmë kanë instrumentin që të kthehen në mënyrë aktive. Kemi në Forcat e Armatosura 400 ish-personel që u lind e drejta që të na kërkojnë që të aktivizohen si rezervistë. Mundësia tjetër përbëhet nga individë që kanë punuar gjithë jetën civilë qoftë në shtet, qoftë në privat dhe shprehin vullnetin e tyre për të pasur një kontribut si rezervist”, sqaroi ministri.

Ai u shpreh se sot numri i forcave rezervë është zero, por me hyrjen në fuqi të ligjit shpresohet që të arrihet në 2100 mijë forca deri në vitin 2030.

“Përmes këtij ligji ne konsiderojmë ushtarakët tanë si kapacitet kombëtar dhe është e nevojshëm të mos flasim më për ish-ushtarakë, por ushtarakë rezervë, në lirim dhe aktiv. Realisht janë kapacitet kombëtar”, tha ai.Por ligji parashikon edhe disa kritere si mosha dhe pastërtia e figurës.

“Kritere që duhen rivërtetuar pasi personi është larguar, duhet patjetër që të bëhet dhe një verifikim i pastërtisë së figurës. Ka një kriter kur vjen puna te mosha. Kemi për ushtarakët aktivë të thjeshtë për të hyrë në forcë rezerviste maksimalja është moshë 50 vjeç, për oficerët është 55 vjeç dhe për gradat madhore 60 vjeç. Edhe këto kritere duhen patur parasysh para se ish-ushtarakët të bëjnë kërkesën për rikthim në forcën rezervë”, tha Vengu./tvklan.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  • VIDEO: Fotografimi më i saktë i mjerimit tonë politik
  • VIDEO: Të gjithë duartrokasin Ramën, shikoni si e pret Balluku
  • Rama: Bisedat në burg Veliaj-Gogu janë të sajuara
  • “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Komentet e Fundit

  1. Socialiste që s qihet on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  2. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  3. Laik on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. demo on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  5. Satrapi Ahmut on “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?