Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Projektligji për pensionet, zv.ministrja e Ekonomisë: Ja rastet kur njihen vitet e punës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Projektligji për pensionet, zv.ministrja e Ekonomisë: Ja rastet kur njihen vitet e punës
AktualitetPolitike

Projektligji për pensionet, zv.ministrja e Ekonomisë: Ja rastet kur njihen vitet e punës

Published: January 28, 2025
Shpërndaje

Të gjithë qytetarët që dalin rishtas në pension, por kanë vite të tëra pune në ish-kooperativa apo ndërmarrjet shtetërore, të cilat nuk i vërtetojnë dot, s’kanë përse enden gjyqeve.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore do t’ua marrë të mirëqena ato, mjafton të dokumentojnë që nuk kanë qenë të dënuar si dhe kanë jetuar pranë ndërmarrjes në periudhën që kërkojnë të provojnë se kanë punuar. Projektligji “Për njohjen e viteve të punës” kaloi dje në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Për zv.ministren e Ekonomisë, Olta Manjani, ky projektligj shmang shumë problematika për mijëra qytetarë në vit.

“Ky proces zgjat në kohë, ka shpenzime të mëdha për qytetarët dhe administratën publike, ndaj projektligji synon rregullimin e efekteve të mbartura si rezultat i problematikës që është krijuar ndër vite me njohjen e viteve të punës për personat që u lind e drejta për njohjen e viteve të punës, edhe në rastet kur ka mungesë të dhënash, të pjesshme, të korrigjuara, të fshira, fletë të dëmtuara, të dhëna të pasakta etj”, u shpreh Manjani.

- Publicitet -

Sipas saj, miratimi i këtij projektligji do të mundësonte njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron periudhën e vjetërsisë në punë paraqet mangësi që e bëjnë të pamundur njohjen nga ana administrative për përfituesit, por do të bënte të mundur dhe përfitimin e një pensioni sa masa e pensionit social. Sipas analizës financiare, kosto e shtuar në vitin e parë të zbatimit të këtij projektligji rezulton rreth 40 milionë lekë. Në vlerësimin e kohës mesatare të gëzimit të pensionit, që është 15 vite kosto për këta përfitues, është rreth 600 milionë lekë për këta përfitues. Ndërsa në vlerësim të kostove vjetore të shtuara për kategoritë e përfitimit nga ky ligj, vit pas viti deri në një periudhë 16 – vjeçare rezulton në pesë miliardë lekë.

Projektligji

Gjatë punimeve të Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se ky projektligj ka rëndësi për një numër të madh qytetarësh që kanë punuar para vitit 1994 dhe nuk kanë mundur të dokumentojnë periudhat e tyre të punës për efekt të llogaritjes së sigurimeve shoqërore”. “Projektligji ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore nga mosha 18 vjeç apo nga data e mbarimit të shkollës së lartë deri në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit 7703 të vitit 1993 në ish-ndërmarrjet bujqësore, në datën e hyrjes në fuqi të VKM-së nr.452, datë 17/10/1992 për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore, i ndryshuar dhe në ish-kooperativat deri në datë 19/07/1991 që është data e hyrjes në fuqi e ligjit 7501 për tokën, i ndryshuar”, tha Manjani.

Zëvendësministrja shpjegoi se, në përmbushje të legjislacionit në fuqi, me qëllim njohjen e periudhave të punës për efekt të llogaritjes së masës së pensionit të pleqërisë, është konstatuar se shumë nga punonjësit e ish-ndërmarrjeve shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore nuk arrijnë të provojnë dhe dokumentojë të gjitha periudhat e vjetërsisë për marrëdhëniet e punës para vitit 1994.

“Problematikat në dokumentacionin provues janë evidentuar edhe nga legjislacioni zbatues i Sigurimeve Shoqërore. Në shumë raste, kërkuesit nuk kishin periudha kontributive pas vitit 1994, nuk plotësohej kushti minimal i periudhës së sigurimit, pra 15 vjet, gjë që ka detyruar shumë qytetarë t’i drejtohen gjykatave me kërkesë padi për njohjen e periudhave të padokumentuara përpara vitit 19943 , vuri në dukje ajo.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë
  • Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA varet nga pesë kërkesa kryesore
  • Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
  • Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  2. capi on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. Xha jaho on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  4. Fjalë me vend on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  5. Lexoje me kujdes on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?