Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Prokurorët më parë ishin njerëz ‘të çarmatosur’”, Rama: Nëse hyjmë në BE, nuk guxon njeri të bëjë numra me drejtësinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Prokurorët më parë ishin njerëz ‘të çarmatosur’”, Rama: Nëse hyjmë në BE, nuk guxon njeri të bëjë numra me drejtësinë
Lajmi i funditPolitike

“Prokurorët më parë ishin njerëz ‘të çarmatosur’”, Rama: Nëse hyjmë në BE, nuk guxon njeri të bëjë numra me drejtësinë

Published: April 24, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, ndodhej në një takim elektoral me qytetarët e Gramshit, nga ku dhe kërkoi votën për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Duke i mëshuar si herë të tjera anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Rama bëri një krahasim të shkurtër me atë se si ka qenë vendi para dhe pas qeverisjes socialiste sipas tij.

Ai u shpreh se në 12 vite, Partia Socialiste ka bërë atë që s’ka bërë asnjë parti, pasi më përpara sipas tij gjysma e popullit inkurajohej të vidhte, e se të gjithë ishin të zhytur në borxhe.

- Publicitet -

Më pas, kryesocialisti u ndal tek drejtësia, duke thënë se Altin Dumani, e prokurorë të tjerë të SPAK-ut po kryejnë punën për barazi para ligjit, e se me hyrjen e vendit në unionin evropian, reforma në drejtësi sipas tij nuk do të cenohet nga opozita, që ai e quan “kënetë”.

“Në 12 vjet kemi bërë atë që s’ka bërë asnjë parti. Se kur morëm detyrën, gjysma e popullit inkurajohej të vidhte gjysmën tjetër. E i gjithë populli ishte i zhytur në borxhe.

Ndaj dhe ne jemi të pragu i BE. Sot, barazimi para ligjit me Altin Dumanin e disa prokurorë të tjerë, po përpiqen ta bëjnë realitet, duke u mbështetur tek reforma që bëmë ne, që e garanton vetëm, kjo forcë politike , me mua në krye. E nuk ka nevojë për të sjellë prova, se këneta thotë që duhet përmbysur kjo drejtësi. E thotë do shkrijë SPAK-un, e thotë bufi, e si do bëni më të rinjtë ju këtu? Se unë me Dritanin kemi vetëm eksperiencën tonë dhe që gjërat të mos kthehen mbrapsht. Ka vetëm një mënyrë që asnjë shqiptar i zgjedhur nga ju në vitet dhe dekadat që vijnë, të mos spërdridhet më, e të mos kthejë kokën mbrapa. E futët Shqipërinë në BE, nuk guxon njeri të bëjë numra me ligjin. Se ajo është e shenjtë për atë shtëpi”,tha Rama.Rama në fjalën e tij është shprehur se Partia Socialiste solli barazinë para ligjit me reformën në drejtësi, teksa shtoi se është kryelartë që votën e shqiptarëve nuk e ka shfrytëzuar që të përdorë drejtësinë për të goditur kundërshtarët.

Lideri socialist foli edhe për bashkëpunëtorët në partinë e tij të cilët tashmë kanë probleme me drejtësinë.

“Sot shikojeni se çfarë mendje kanë. Ata dhe ata tjerët që dalin nëpër media, media u thënshin, në ato moçalet mediatike dhe përpiqen të çorodisin popullin shqiptar. E para e punës njëherë keni parë ju hajdut që jo vetëm pranojnë, por edhe i dorëzojnë të gjitha kodet e shtëpisë drejtësisë. Nuk ka. Ne nuk kemi gjysmën e qeverisë në burg, ne kemi disa të cilët nja 12 vite, mandatin e parë, të dytin, fillim të tretin kanë pasur role dhe kanë hasur në probleme me drejtësinë edhe për këtë ne duhet të ulim kokën. Mua më vjen keq nga ana njerëzore, por ama nga ana e detyrimeve që kam ndaj jush dhe ndaj çdo shqiptari që më ka dhënë votën unë jam shumë kryelartë sepse nuk ja kam marrë votën për të bërë sikur po bëjmë drejtësi.  Nuk ja kam marrë votën që me votën e tij dhe të atyre që janë më shumë se gjysma e popullit shqiptarë të përdor drejtësinë për të goditur kundërshtarët dhe kur vjen puna tek shtëpia jonë e cila pastrohet, ripërtërihet, rinohet duke ndryshuar gjakun, por edhe përmes drejtësisë ne të bëjmë sikur s’kuptojmë.

Unë jam shumë krenar sepse për herë të parë në historinë e këtij vendi barazia para ligjit nuk është parullë, por është përpjekje. Barazia nuk është për ata që nuk kanë gjë në dorë, por është për ata që kanë pushtet. Dhe nëse ka një arsye pse çdo shqiptar duhet të votojë PS është pikërisht kjo për të cilën ata thonë se Partia Socialiste nuk duhet të votohet”, tha Rama.

Kreu i qeverisë ndër të tjera shtoi se prokurorët më parë ishin njerëz ‘të çarmatosur’.

“Altin Dumani dhe të gjithë prokurorët dhe gjykatësit e ndershëm ishin njerëz ‘të çarmatosur‘ sepse ata që sot na janë qepur mbrapa, këneta dhe që duan të na parakalojnë duke i treguar popullit përralla që nuk i ha më njeri, ata jo shumë vite më parë vrisnin. Dhe kanë vrarë disa herë në kohë të ndryshme, derisa arritën vranë nën dritaren e Kryeministrisë”, tha Rama.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Incidente në protestën para Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
  • Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasje fizike me policinë, ndërhyn FNSH
  • VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  • INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  • Protestuesit rrethojnë socialistin Tërmet Peçi: Hajdut, analfabet!

Komentet e Fundit

  1. K R on Eurodeputetë të tjerë i bashkohen protestës në Ditën 30
  2. K R on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  3. K R on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  4. Saranda on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  5. Anna Anna on Ndërrojnë jetë brenda pak orësh dy punonjës të IEVP “Jordan Misja”, reagon Drejtoria e Burgjeve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?