Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prokurori sqaron rregullat e arrestimit me burg: Debati gjyqësor vendimtar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Prokurori sqaron rregullat e arrestimit me burg: Debati gjyqësor vendimtar
AktualitetKronike

Prokurori sqaron rregullat e arrestimit me burg: Debati gjyqësor vendimtar

Published: April 9, 2026
Shpërndaje

Në Gjykatën e Lartë është duke u zhvilluar seanca gjyqësore para Kolegjeve të Bashkuara për shqyrtimin e vendimit të ndërmjetëm mbi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjatë fjalës së tij, Prokurori Arqile Koça, theksoi se masa e arrestit merret pas një debati gjyqësor dhe verifikohet në seancë ku palët diskutojnë nëse kjo masë duhet të qëndrojë apo jo. Ai shtoi se gjykata duhet të arsyetojë më gjerësisht vendimin e saj, duke respektuar standardet e Strasburgut, sipas të cilave prokurori duhet të shpjegojë arsyet e zgjatjes së hetimeve.

“Barra për caktimin e masës së arrestit në burg i takon prokurorit, por vendimi nuk mund të bazohet vetëm në provat për sjelljen e të pandehurit. Gjykata vlerëson këtë masë në harmoni me provat e tjera dhe merr vendimin pas një debati gjyqësor. Verifikimi bëhet në seancë me debat, ku palët diskutojnë nëse masa duhet të vazhdojë apo jo. Çdo dy muaj, gjykata ka një kufizim kohor dhe duhet të arsyetojë vendimin më gjerësisht. Standarti i Strasburgut i drejton prokurorit pyetjen: “Çfarë keni bërë këto dy muaj dhe pse duhet të zgjasë hetimi?” Kjo nënkupton se gjykata duhet të jetë më kërkuese. Parimi është që vetëm pavlefshmëritë e pariparueshme duhet të çojnë në rigjykim, ndërsa ato të riparueshme vlerësohen dhe korrigjohen brenda të njëjtit gjykim”, u shpreh Koça.

- Publicitet -

Ai paralajmëroi gjithashtu se një qasje tepër kategorike mund të krijojë probleme, pasi vendimi gjyqësor është produkt i mbledhjes së provave, fakteve dhe elementëve socialë, jo vetëm juridik.

Sipas qasjes së re, nuk mjafton vendimi fillestar për caktimin e masës; për çdo zgjatje gjykata duhet të japë argumente të reja për nevojën e mbajtjes në burg. Barra e provës nuk mund të mbetet mbi të akuzuarin, por mbi prokurorinë dhe gjykatën.

Procedura e rishikimit të praktikës gjyqësore ka nisur me iniciativë të kryetarit Sokol Sadushi, me qëllim ndryshimin e praktikës së njësuar të zbatuar që prej vendimit unifikues nr. 7, datë 14 tetor 2011. Qëllimi është të sigurohet një praktikë gjyqësore më e njëtrajtshme dhe në përputhje me standardet kushtetuese, ligjore dhe ato të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, veçanërisht për kufizimin e lirisë personale. Relatori Ilir Panda lexoi vendimin unifikues të vitit 2011.

Sipas vendimit të ndërmjetëm të kryetarit Sadushi, vendimet për masat e sigurisë duhet të jenë të arsyetuara, individuale dhe të plota. Gjykata duhet të argumentojë pse masa “arrest me burg” është më e nevojshme se alternativa, dhe rrezikshmëria e të akuzuarit nuk mund të përcaktohet vetëm nga vepra penale.

 

j.l./ dita

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?