Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prokuroria e Vlorës sekuestron 30 prona në Himarë me vlerë prej 35 milionë eurosh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Prokuroria e Vlorës sekuestron 30 prona në Himarë me vlerë prej 35 milionë eurosh
KronikeLajmi i fundit

Prokuroria e Vlorës sekuestron 30 prona në Himarë me vlerë prej 35 milionë eurosh

Published: June 24, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Vlorës tha të hënën se me kërkesën e saj gjykata vendosi për sekuestrimin e 30 pronave në Himarë, me një sipërfaqe totale prej 247 mijë metrash katrorë, me një vlerë prej rreth 35 milionë eurosh.

Sipas prokurorisë së Vlorës pronat janë të regjistruara në emër të dy shtetasve me inicialet J.J. dhe K.J.

Prokuroria thotë se të dy personat “janë nën hetim për veprat penale falsifikimi i dokumenteve, kryer më shumë se një herë dhe pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

- Publicitet -

Prokuroria thotë se ndjekja penale nisi në vitin 2021 dhe gjatë hetimeve konstatoi se pronat, janë përfituar nga personat e dyshuar nëpërmjet dokumente të falsifikuara.

“Gjatë hetimeve, prokuroria arriti të provojë se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit në Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar”, thuhet në njoftimin e organit të akuzës në Vlorë.

Pronat nën sekuestro preventive ndodhen në zonën kadastrale 1592 në Himarë , një zonë me përparësi të lartë në zhvillimin e turizmit.

Zona bregdetare nga Vlora në Sarandë që njihet si “Riviera shqiptare” po gjendet vitet e fundit në zhvillime intensive të turizmit që po shoqërohen me një rritje të vlerës së tokës dhe pronave ndërtimore.

Në këtë hapësirë bregdetare dhjetëra raste të tjetërsimit të pronësisë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet falsifikimeve, shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit janë hetuar nga prokuroritë në Vlorë dhe në Sarandë dhe së fundmi edhe nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, lihet në burg daja i Zegjine Caushit
  • Pas taksës së karburantit, vendoset “vinjeta” për çdo automjet në rrugët kombëtare
  • Zgjedhjet e 9 majit, Florjan Binaj konfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës
  • Erjoni dhe Eva, plagë që flasin
  • Shkon në 90 numri i të helmuarve në Vlorë, dyshime për probleme me ujin e pijshëm

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  2. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. drejtesi e munguar on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Fjalë me vend on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  5. Demotakercita on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?