Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Propozimi i Charles Michel për zgjerimin e BE-së, KE: Nuk jemi të fokusuar tek afatet, procesi i bazuar tek meritat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Propozimi i Charles Michel për zgjerimin e BE-së, KE: Nuk jemi të fokusuar tek afatet, procesi i bazuar tek meritat
KryesorePolitike

Propozimi i Charles Michel për zgjerimin e BE-së, KE: Nuk jemi të fokusuar tek afatet, procesi i bazuar tek meritat

Published: August 29, 2023
Shpërndaje

Propozimi i presidentit të Këshillit Europian Charles Mishel për të caktuar vitin 2030 si afatin, kur BE dhe vendet e rajonit duhet të jenë gati për zgjerimin, nuk pritet me entuziazëm në Komisionin Europian.

Teksa pranoi se zgjerimi është prioritet politik, zëdhënësja e kahut ekzekutiv të bllokut, theksoi se Komisioni nuk është i përqendruar tek afatet kohore, por tek ndihma e ofruar për vendet kandidate për të përparuar në procesin e zgjerimit.

Ajo theksoi se procesi duhet të mbetet i bazuar në merita dhe se kandidatët duhet të lëvizin në përputhje me suksesin e shënuar në përmbushjen e kushteve.

- Publicitet -

“E kemi thënë gjithmonë se zgjerimi është një proces i bazuar në merita çka nënkupton se një kandidat duhet t’i bashkohet bllokut kur të jetë gati. Nuk jemi të fokusuar në afat kohore, por tek bashkëpunimi i afërt me vendet kandidate për t’i përgatitur për t’iu bashkuar bllokut. Jemi të përqendruar tek reformat, investimet, apo tek transformimi i ekonomive të këto shteteve.”

Zëdhënësja e Komisionit Evropian përseriti se suksesi në zgjerim kërkon që edhe kandidatët edhe BE-ja të bëhen gati. Ajo ka paralajmëruar se liderët e BE-së do të diskutojnë për zgjerimin në samitin e Granadës në Spanjë.

“Kemi instrumente për t’i ndihmuar vendet kandidate për t’u afruar me BE-në edhe para se të bëhen anëtare. Komisioni ka dëshmuar se është i përkushtuar që ta mbajë procesin e zgjerimit si prioritet.”

Spinat tha se “nuk është në dijeni nëse ka pasur kontakte mes Charles Michel dhe Ursula von der Leyen për këtë çështje”, para se presidenti i Këshillit Europian të dilte me propozimin e tij.

Gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit, Mishel përsëriti disa herë se tani e tutje vendeve kandidate u duhet referuar si “anëtaret e ardhshëm të BE-së”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Akuza të rënda, Surroi hap dosjen Baton Haxhiu: Lidhja me shërbimin serb, Shqipëria refuzoi shtetësinë (misteri i vilës në Golem)
  • Nga qelia, Erion Veliaj i kthehet kundër Edi Ramës
  • VIDEO: Nga vezët mbi makinën e Ramës, te përjashtimet dhe kush kundërshtoi. Çfarë ndodhi në Asamblenë e Lalzit
  • Shqipëria peng i importeve: Blejmë 2.5 herë më shumë sesa shesim
  • Pas Spiropalit, Rama kërkon përjashtimin nga PS edhe të Ndrecës

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Dorëheqja ime iluzion, jam me mision”, Rama për protestat: Dhuna policore, legjendë urbane
  2. Joni on VIDEO: Nga vezët mbi makinën e Ramës, te përjashtimet dhe kush kundërshtoi. Çfarë ndodhi në Asamblenë e Lalzit
  3. Ethem Lalaj on Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit
  4. Hmiristi on Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit
  5. 1thundrak on “Dorëheqja ime iluzion, jam me mision”, Rama për protestat: Dhuna policore, legjendë urbane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?