Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protestat e dhunshme, Hita letër policëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Protestat e dhunshme, Hita letër policëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshëm
AktualitetKronike

Protestat e dhunshme, Hita letër policëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshëm

Published: October 19, 2026
Shpërndaje

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u është drejtuar me një letër të hapur punonjësve të Policisë së Shtetit, pas shtatë ditësh përballjeje me tensione dhe akte dhune gjatë protestave.

Në mesazhin e tij, Hita shpreh mirënjohjen, respektin dhe mbështetjen për efektivët, duke theksuar se shumë prej tyre janë lënduar gjatë ushtrimit të detyrës.

Ai vë në dukje edhe dimensionin njerëzor të punonjësve të policisë, duke kujtuar se pas çdo uniforme qëndron një njeri, një prind, një bashkëshort, një bir apo një bijë, që familjarët e presin me shqetësim në shtëpi.

- Publicitet -

Kreu i Policisë së Shtetit u kërkon efektivëve të vijojnë detyrën me profesionalizëm, qetësi dhe vendosmëri, duke respektuar në çdo moment ligjin dhe dinjitetin e çdo qytetari.

Në fund ai u uron shërim të shpejtë kolegëve të plagosur dhe teksa thekson se punonjësit e policisë se nuk do të jenë vetëm në përballimin e sfidave me të cilat po përballen.

Letra e plotë:

Letër e hapur për punonjësit e Policisë së Shtetit

Të dashur kolegë,

Prej shtatë ditësh po përballeni me situata të vështira, me orë të gjata shërbimi, tension dhe akte të rënda dhune. Shumë prej jush janë lënduar në krye të detyrës.

Sot dua t’ju shpreh personalisht mirënjohjen, respektin dhe mbështetjen time të plotë.

E di se pas çdo uniforme është një njeri, një prind, një bashkëshort, një bir apo një bijë, që dikush e pret me shqetësim në shtëpi.

Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshëm. Asnjë akt dhune nuk mund të justifikohet.

Ju kërkoj të vijoni detyrën me profesionalizëm, qetësi dhe vendosmëri, duke respektuar në çdo moment ligjin dhe dinjitetin e çdo qytetari.

U uroj shërim të shpejtë kolegëve të plagosur dhe ju siguroj se nuk do të jeni vetëm në përballimin e këtyre sfidave.

Jam krenar për çdo punonjës policie që i shërben vendit me ndershmëri dhe përkushtim.

Qëndroni të fortë, të bashkuar dhe besnikë ndaj misionit tuaj.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 06 nëntor 2026
  • VIDEO: “Hiqe dorën”, Flamur Noka sulmon gazetarin në studio
  • BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  • PËRJETËSIMI I PËRDITSHMËRISË
  • Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Komentet e Fundit

  1. Etem Tralalaj on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  2. K R on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  3. Ethem Tralalaj on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. Vlora 97 on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  5. demo on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?