Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PS zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > PS zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit
Politike

PS zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit

Published: March 25, 2023
Shpërndaje

Partia Socialiste do të zyrtarizojë pasditen e sotme kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në këto zgjedhje Partia Socialiste do të hyjë në garë me 45 kryebashkiakë aktualë. Tri qarqe nuk do të kenë asnjë ndryshim në listën e emrave. Tirana do të vijojë me 5 emrat që qeverisin bashkitë, drejtuesi politik i Korçës, Niko Peleshi, ka vendosur që të mos bëjë ndryshime në 6 kryetarët aktualë. Edhe Lezha nuk ka çuar emra të rinj, pavarësisht rezultateve jo të mira në sondazhet e brendshme në Mirditë.

Edhe ekipi i Dibrës nuk do të kishte ndryshim, por pas arrestimit të kryebashkiakut socialist të Bulqizës, Lefter Alla, drejtueses politike, Belinda Balluku, do t’i duhet të gjejë një tjetër emër për të garuar.

- Publicitet -

Të njëjtën strategji do të duhet të ndjekë dhe drejtuesi i Durrësit, pasi Bashkia e Krujës është ende në dilemë, jo vetëm të përfshirjes së Drejtësisë me Artur Bushi, por edhe të luftës së brendshme brenda socialistëve.

Kryesocialisti Edi Rama ka zgjedhur një deputet të tij për të zhvilluar “luftën” politike në kryeqendrën e veriut, bastionin e demokratëve. Benet Beci do të jetë alternativa e socialistëve për Shkodrën. Ndërsa në Vaun e Dejës, përballë kundërshtarëve do të jetë Kristian Shkreli. Edhe Gramshin, mazhoranca kërkon ta fitojë me një tjetër deputet, Besjan Ajazin.

Një nga bastionet e së majtës, Vlora, Edi Rama, pritet t’ia besojë diplomatit Ermal Dredha. Por qarku i Vlorës do të ketë ndryshimet më të mëdha në ekipin elektoral, pasi përveç bashkisë së Vlorës, do të ketë ndryshime edhe në Konispol, Selenicë dhe Sarandë. Për këtë të fundit, Blendi Klosi ka propozuar para socialistëve emrin e Olti Cacit.

Në Peqin, fushatën elektorale nga socialistët e ka nisur prej javësh Bukurosh Maçi. Libohova do të ketë një emër të ri, Leonard Hide ka marrë pëlqimin e drejtueses politike të qarkut të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro.

Të gjitha bashkitë e tjera, si ajo e Patosit, Bulqizës apo Librazhdit, do të vendosen në mbledhjen e kryesisë së PS-së që është caktuar të mbahet të shtunën. Pasi të marrin firmën dhe dakordësinë e Edi Ramës, lista zyrtare që do të dërgohet në KQZ, do të lexohet nga 12 drejtuesit politik për qarqet që kanë në përgjegjësi.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 13 korrik 2026
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Komentet e Fundit

  1. R. on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. K R on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. demo on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  4. Phoenix on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Vl on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?