Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PS mbyll fushatën në Kavajë, Rama: Edhe demokratët këtu kanë ndërruar drejtim prej vitesh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > PS mbyll fushatën në Kavajë, Rama: Edhe demokratët këtu kanë ndërruar drejtim prej vitesh
AktualitetPolitike

PS mbyll fushatën në Kavajë, Rama: Edhe demokratët këtu kanë ndërruar drejtim prej vitesh

Published: May 9, 2023
Shpërndaje

Teksa pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale, Partia Socialiste ka mbyllur fushatën e saj në qytetin e Kavajës. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Kavajës bashkë me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Duke qenë se Kavaja njihet prej vitesh si bastion i të djathtës, Rama tha se është ndër zonat që është zhgënjyer më së shumti nga opozita. Por tashmë, sipas tij situata ka ndryshuar.

“Gjithmonë kënaqësi e veçantë kur vij në Kavajë dhe sot dua t’ju kujtoj se këtu ku jemi ne dikur ishte një rrugë, këto pemë të bukura nuk ishin, ky bulevard i shtruar me gurë nuk ishte dhe të gjitha këto shtëpi ishin, por ishin shëmbëlltyra e rrënimit dhe kjo ishte pamja dhe gjendja e rrugës kryesore të Kavajës, pjesa tjetër ishte një tmerr që vinte vërdallë atyre dy gishtave.

- Publicitet -

Ato dy gishta ishin si një sfurk që e kishte marrë Kavajën peng për shumë vite. Ishin si një trekëmbësh ku ishin varur të gjitha shpresat, ëndrrat, nevojat e të gjithëve për të cilat nuk kishte asnjë përgjigjie. Dhe politika vinte në Kavajë vetëm më dy gishta, për të bërtitur fitore fitore, për të marrë votat dhe për t’u zhdukur. Kur kam ardhur si kryetar i PS, ka qenë realisht një situatë e tensionuar dhe me shumë vështirësi sepse kishte më shumë karrige bosh sesa njerëz të ulur sepse Kavaja ishte marrë peng, ishte kthyer në pengun e atyre që i dha gjithë besimin symbyllur dhe priti me vite.

Në Kavajë dielli ka filluar të buzëqeshë përsëri, kjo është e vërteta dhe e dinë të gjithë. E dinë patjetër socialistët që sot bashkë me simpatizantët që janë edhe demokratë që tanimë prej vitesh kanë ndërruar drejtimin bëhen në këtë qytet kur mblidhen shumë më tepër se ata dikur kur mblidhnin gjithë qytetin. Kavaja ishte një ndër bashkitë me tragjedinë më të madhe të kthimit të besimit në zhgënjim, aq të madh, aq të thellë e aq të rëndë saqë njerëzit këtu nuk donin t’ja pranonin as vetes sepse ju vinte zor sepse ata kishin bërë gjithçka për ata që kthehen prapë në Kavajë dhe duan ta marrin tanimë në emër të luftës së tyre me drejtësinë dhe halleve të tyre me gjithë botën.

Kryesocialisti i cilësoi Sali Berishën dhe Ilir Metën si turpin e Shqipërisë.

“Në këto zgjedhje, jemi për arsye krejt të ndryshme. Ne jemi për të respektuar detyrimin ndaj popullit në çdo bashki, për të dhënë llogari për ato që kemi bërë dhe për të thënë çfarë do bëjmë dhe për të arsyetuar pse kandidatët që ne mbështesim i duhen pushtetit, ndërkohë ata janë në zgjedhje me maska. Unë nuk e di fare kush kandidon në Kavajë, por të jeni të sigurt nuk është ai që thotë. Për turpin e tij, të familjes së tij, ia ka dhënë fytyrën për maskë dy njerëzve që sot janë turpi i Shqipërisë. Unë kam bërë shumë beteja sidomos me atë gërdallën e madhe, por nuk i kam thënë ndonjëherë turpi i Shqipërisë, sot i them sepse nuk jam unë që e kam përcaktuar, por e përcakton damka që i kanë vënë në lule të ballit aleatët.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 15 korrik 2026
  • Biznesmeni 71-vjeçar vdes pas rrëzimit nga parashuta
  • E dashur Europë…
  • Mbaji shënim!
  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

Komentet e Fundit

  1. Kastriot Saliaj on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. K R on E dashur Europë…
  3. Shqiptar on E dashur Europë…
  4. OO8 on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Mbaji shënim!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?