Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PS nuk tërhiqet nga ligji për shkëmbimin apo shembjen e pronave publike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > PS nuk tërhiqet nga ligji për shkëmbimin apo shembjen e pronave publike
Lajmi i funditPolitike

PS nuk tërhiqet nga ligji për shkëmbimin apo shembjen e pronave publike

Published: May 16, 2024
Shpërndaje

Deputetët e opozitës kërkuan të enjten me ngulm që të hiqej nga rendi i ditës i seancës plenare projektligji që i hap rrugë shembjes së pronave publike për interesa private, por socialistët votuan kundër kësaj kërkese.

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi bëri propozimin duke e cilësuar ligjin si antikushtetues dhe të futur në rend dite me një proces jotransparent.

“Tërhiqeni nga votimi. Është antikushtetues dhe abuziv,” iu drejtua ajo kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

- Publicitet -

“Po synoni në mënyrë abuzive që pronat shtetërore t’ia jepni privatit, t’ja jepni oligarkëve. Po kërkoni të jepni pronën publike tek Teatri dhe shumë prona të tjera,” shtoi më tej Çupi.

Edhe deputeti Arbi Agalliu i mëshoi faktit se nisma nuk ka kaluar në konsultim publik dhe kërkoi që të tërhiqet për të kaluar fazën e konsultimit sipas dispozitave ligjore.

“Këto dy amendamente nuk kanë kaluar konsultimin publik sepse në komisionin e Ekonomisë kur keni sjell këtë ligj, kemi kërkuar të zbatohet procedura me konsultim publik,” tha ai.

Nismëtari i projektligjit, Eduard Shalsi nga PS këmbënguli se projektligji ishte diskutuar në komisione dhe se ishin argumentuar ndryshimet.

“Ua them në rastin më të mirë je e painformuar. Në rastin më të keq me ligësi e dashakeqësi doni të dezinformoni,” iu përgjigj ai deputetes Çupi.

Propozimi i Çupit u hodh në votim nga Nikolla dhe u rrëzua me votën e shumicës socialiste.

Nisma e Shalsit për ndryshimin e një akti normativ të vitit 2008 u transformua kryekëput në komisionin e Ekonomisë të mërkurën, duke i hapur dritën jeshile shkëmbimit apo shembjes së pronave publike në rastet kur këto të fundit pengojnë projekte private.

Ndryshimi i propozuar nga Shalsi në aktin me titull “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetëtore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta…,” synonte kalimin e funksionit nga Ministria e Financave tek ministria përgjegjëse për Ekonominë.

Por gjatë diskutimit në komision, deputetët Blerina Gjylameti dhe Alban Xhelilaj bënë propozime të reja, të cilat edhe pse nuk i janë nënshtruar konsultimit publik, synojnë që t’u japin kompetenca çdo institucioni publik që të vendosë për shkëmbimin apo shembjen e pronave publike, për arsye investimesh private në turizëm apo qëllime të tjera.

Deputetët e opozitës e kundërshtuan si një ligj klientelist, antikushtetues ndërsa kërkuan që ndryshimet të kalonin në procedurën ligjore të konsultimit publik, gjë që u anashkalua nga mazhoranca.

Sipas propozimeve, “prona shtetërore mund të shkëmbehet me pasuri private nga ministritë, institucionet e tjera qendrore, në varësi të Kryeministrit dhe të ministrive, organet e vetëqeverisjes vendore si dhe ndërmarrjet ose shoqëritë tregtare shtetërore”.

Gjithashtu, objektet shtetërore propozohen të shemben në troje ku janë dhënë leje zhvillimi.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?