Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PSD dominon Shkodrën, fiton shumicën e këshilltarëve në 5 bashkitë e qarkut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > PSD dominon Shkodrën, fiton shumicën e këshilltarëve në 5 bashkitë e qarkut
AktualitetPolitike

PSD dominon Shkodrën, fiton shumicën e këshilltarëve në 5 bashkitë e qarkut

Published: May 17, 2023
Shpërndaje

Ka përfunduar në 4 nga 5 bashkitë e qarkut Shkodër numërimi i votave ku tashmë kemi një pasqyrë të dominimit të së majtës në të gjitha këshillat bashkiakë të qarkut Shkodër.

Kështu PSD-ja e Tom Doshit del forca më e përfaqësuar me këshilltarë në nivel qarku. Nga 143 mandate në të 5 këshillat bashkiakë të bashkive të qarkut Shkodër PSD-ja mori 37, ndërsa PS-ja 36, koalicioni “Bashkë Fitojmë” në të 5 bashkitë ka marrë 25 këshilltar, ndërsa Partia Demokratike 12, ku në total këto katër forca politike në nivel qarku kanë arritur të marrin 110 këshilltarë ndërsa 33 mandatet e këshilltarëve të mbetur do përfaqësohen nga partitë e vogla.

Në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, i cili ka 51 këshilltarë, Partia Socialiste ka marrë 18 këshilltarë, koalicioni “Bashkë fitojmë” 13, Partia Social Demokrate 12, Partia Demokratike 1, Partia Aleanca e Djathë 1, Fryma e Re Demokratike 1 dhe Partia Lëvizja e Legalitetit 1.

- Publicitet -

Në Këshillin Bashkiak të Vaut të Dejës nga 31 këshilltarë, edhe në këtë e majta e ka dominancën e plotë, ndërsa PSD-ja është forcë e parë me 10 këshillat, e ndjekur nga PS-ja me 7 dhe koalicioni Bashkë fitojmë po me 7 këshilltar, ndërsa PD-ja ka marrë vetëm 3, PDS-ja e Paskal Milos ka 2 mandate, Agrarja e Agron Dukës 1 dhe PR 1.

Në Pukë edhe në këtë këshill PSD-ja është forcë e parë me 4 mandate këshilltarësh, PS-ja me 2 mandate, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” 1, PD 1, Aleanca Arbnore Kombëtare 2 këshilltarë, po ashtu me nga një këshilltar në këtë këshill do jenë edhe Balli Kombëtar, Fronti i Majtë, PDS-ja dhe Aleanca Demokratike. Këshilli Bashkiak i Pukës ka 15 këshilltar.

Në Fushë Arrëz PSD-ja ka 3 këshilltarë, po ashtu me 3 këshilltar dhe me një diferëncë të vogël votash është Partia Agrare Ambientaliste, PS 2 këshilltar, Partia Kristian Demokrate me 2, me nga një këshilltar në këtë këshill do përfaqësojë “Bashkë Fitojmë”, PD, ALD, FRD dhe PDIU.

Në Malësi të Madhe, ku ende vijon numërimi për anëtarët e këshillit bashkiak, PSD ka numërin më të madh të këshilltarëve duke marrë 8 nga 31 që ka këshilli. Partia Socialialiste ka 7, Bashkë Fitojmë 3, PAA 3, PD 2, LZHK 2, Aleanca arbnore kombëtare 2, Partia Kristian Demokrate 1, Partia Aleanca Demokristiane 1 dhe Ardhmëria Shqiptare 1.

Kështu në të gjitha këshillat bashkiakë të 5 bashkive të qarkut Shkodër shumica e këshillave do jenë të majtë. Edhe në dy bashki ku kandidatët e “Bashkë Fitojmë”, në Pukë dhe Fushë Arrëz nuk e kanë shumicën e këshillit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse u mbyt mega-jahti që i mori jetën miliarderit, vajzës dhe të ftuarve të tyre
  • Gazeta greke shkruan për biznesmenin afër familjes Berisha: Jam i arrestuar politik
  • Anatomi e një rendi të rënë
  • “Çmenduri e pastër”! Ish-kongresmenja pretendon se në Uashington po diskutohet opsioni bërthamor kundër Iranit
  • ​Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e kinematografisë dhe të modës në Francë

Komentet e Fundit

  1. Plasi sumfllaqi on Anatomi e një rendi të rënë
  2. K R on Anatomi e një rendi të rënë
  3. Po ky mër on Anatomi e një rendi të rënë
  4. E on Anatomi e një rendi të rënë
  5. Një shqiptar në Itali on Anatomi e një rendi të rënë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?