Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse e fshehu plagosjen, pronari i palestrës në Elbasan?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pse e fshehu plagosjen, pronari i palestrës në Elbasan?
AktualitetKronike

Pse e fshehu plagosjen, pronari i palestrës në Elbasan?

Published: April 23, 2023
Shpërndaje

Nuk tregoi plagosjen me armë mbrëmjen e së shtunës në Elbasan, arrestohet në spital 26-vjeçari. Kei Piu është vënë në prangat e policisë vendore, pasi mbeti i plagosur pas një sherri me një grup rival, në rrethana dhe motive ende të panjohura. Burime jozyrtare bënë me dije se Piu nuk ka bashkëpunuar me oficerët e policisë, për të dhënë dëshminë në lidhje me ngjarjen, duke e mbajtur të fshehtë gjithçka. Ndaj tij është ngritur akuza për pengim të zbulimit të së vërtetës. Piu rezulton gjithashtu se ka kryer kontrollet në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan dhe është shoqëruar në ambientet e drejtorisë së policisë, ku i është komunikuar edhe masa e arrestit.

Gjatë dëshmisë është shprehur se është dëmtuar aksidentalisht në ambientet e palestrës që ka në pronësi. Nga ana tjetër, nga verifikimet e saj policia ka zbuluar lokalin ku ka ndodhur ngjarja, duke sekuestruar pamjet filmike, për të zbardhur të gjithë ngjarjen. Në pamje dallohet sulmi agresiv i grupit tjetër ndaj Piut, që duket se nuk i rrëfen autorët për shkaqe të fshehta. 26-vjeçari nuk është një personazh i panjohur në Elbasan, pasi disa vite më parë i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit, ndaj të cilit u qëllua mbi tre herë. Ai u plagos në vitin 2020 dhe mori 3 plumba në bark. Më pas u gjet nga policia i plagosur dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Besohet se edhe ngjarja e dy ditëve më parë ka lidhje me këtë konflikt të vjetër apo zgjatimet e tij. Prokuroria po heton për ta zbardhur plotësisht këtë ngjarje.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?