Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse emri i Sali Berishës s’vendoset as në fletën e votimit? Zbardhet vendimi i KAS
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pse emri i Sali Berishës s’vendoset as në fletën e votimit? Zbardhet vendimi i KAS
AktualitetPolitike

Pse emri i Sali Berishës s’vendoset as në fletën e votimit? Zbardhet vendimi i KAS

Published: April 21, 2023
Shpërndaje

Emri i Sali Berishës nuk mund të jetë në fletët e votimit, si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për shkak se ligjërisht deputeti Sali Berisha dhe grupimi i tij politik nuk janë në zgjedhje dhe pjesë e koalicionit dhe për pasojë deputeti Sali Berisha nuk mund të jetë ligjërisht drejtues i tij.

Ky është argumentimi kryesor i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në vendimin e plotë të publikuar ku rrëzoi kërkesën e Meta-Berisha për të vendosur emrin ish-Kryeministrit dhe detyroi Celibashin të vendoste emrin e Ilir Metës në fletën e votimit.

Anëtarët e KAS nënvizojnë se nëse në fletën e votimit të miratuar është përcaktuar se përbri emrit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” duhet të vendoset sigla dhe shkronjat nistore, atëherë emri i kryetarit të partisë udhëheqëse të koalicionit duhet të vendoset, gjithashtu. Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave e thotë qartë se ky është përcaktim ligjor, i cili nuk lë hapësirë për diskrecion.

- Publicitet -

Në vendimin e zbardhur thuhet se Berisha fillimisht tentoi të regjistrohej në koalicion si kryetari i Partisë Demokratike por kjo iu refuzua dhe ai nuk ligjërisht subjekt.

“Partia Demokratike” me kryetar z. Sali Berisha ka qenë subjekt themelues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, sikurse rezulton nga marrëveshja për krijimin e koalicionit e datës 15.03.2023. Gjithashtu KAS-i konstaton, se me vendimin nr. 178, datë 18.03.2023, Komisioneri e ka përjashtuar nga koalicioni “Bashkë fitojmë” subjektin “Partia Demokratike” me kryetar z. Sali Berisha, duke i ndaluar de facto pjesëmarrjen në zgjedhje”, thuhet në vendimin e KAS>

Në vendim evidentohet gjithashtu se, i pyetur nga KAS-i, përfaqësuesi i palës së interesuar nuk dha asnjë të dhënë për ndonjë lidhje/raport juridik të deputetit Berisha me koalicionin ose me ndonjërën nga partitë pjesëmarrëse të tij, me të cilin të mund të justifikonte ligjërisht kërkesën e paraqitur.

“Sipas marrëveshjes së koalicionit “Bashkë Fitojmë” të datës 15.03.2023, partia udhëheqëse e tij është Partia e Lirisë. “Parti udhëheqëse e koalicionit, sipas parashikimeve të nenit 65 e vijues të Kodit Zgjedhor, është Partia e Lirisë” thuhet në këtë marrëveshje. Kjo do të thotë se palët e marrëveshjes kanë pranuar me vullnet të lirë, në momentin e krijimit të koalicionit, se për zbatimin e nenit 65 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja duhet të njohë dhe pranojë Partinë e Lirisë dhe kryetarin e saj, z. Ilir Metaj si përfaqësuesit zyrtarë të koalicionit. Në pajtim me jurisprudencën e Kolegjit Zgjedhor (vendimi nr. 5, datë 04.04.2021), kryetari i partisë që kërkon pika 3 e nenit 98 të Kodit Zgjedhor, nuk mund të jetë kush tjetër, përveç kryetarit të Partisë së Lirisë”, thuhet ndër të tjera në vendimin e zbardhur të KAS.

Duke argumentuar si më sipër KAS vendosi që në fletët e votimit përbri emrit të subjektit zgjedhor “BASHKË FITOJMË”, përpara shkronjave nistore BF, të shkruhet emri i kryetarit të partisë udhëheqëse të koalicionit ILIR METAJ, si dhe përbri emrit të subjektit zgjedhor “ALEANCA LIBERALE E DJATHTË”, përpara shkronjave nistore ALD, të shkruhet emri i kryetarit të partisë udhëheqëse të koalicionit ARTUR ROSHI.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  • Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  • “Epsteini” i historisë së zezë
  • Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda ngre pyetje pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  • Kurti shoqërohet nga bashkëshortja në Paris, marrin pjesë në Forumin e Paqes

Komentet e Fundit

  1. AUTORI on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  2. Emigranti on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  3. Mollosi on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Nuk ka Zot on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Pse Bibla tregon përralla? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?