Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse gjykata po e mbyll në kohë rekord procesin ndaj Fatmir Mediut?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pse gjykata po e mbyll në kohë rekord procesin ndaj Fatmir Mediut?
AktualitetKronikeKryesore

Pse gjykata po e mbyll në kohë rekord procesin ndaj Fatmir Mediut?

Published: April 24, 2023
Shpërndaje

Duket se gjyqi për dosjen “Gërdeci”, ndaj ish-ministrit republikan të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, do të përfundojë me procedurë të përshpejtuar dhe në kohë rekord. Pavarësisht këtij fakti, dje u shty seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme, teksa SPAK në të radhës do të paraqesë edhe pretencën mbi akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, para se të shpallet verdikti në gjykim të shkurtuar. Seanca e sotme u shty për më 9 maj dhe shkak është bërë mungesa e dy prokurorëve; Altin Dumani dhe Arben Kraja. Teksa pati tensione dhe akuza të forta nga familjarët e viktimave e veçanërisht familja Durda, drejtuar drejtësisë. Kjo, për shkak se nuk janë bërë palë në procesi dhe teknikës juridike të shpejtësisë së çështjes për ta mbyllur gjyqin. Ndërsa avokatët e Mediut kanë kërkuar pushimin, me argumentin se çështja është parashkruar, pasi kanë kaluar më shumë se sa 10 vjet nga koha e kryerjes së veprës penale, shpërdorim i detyrës, deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur.

Në kërkesën e avokatëve për pushimin e çështjes, thuhet se më datë 14 shtator 2009, ditën kur Fatmir Mediu u rizgjodh deputet, çështja u pushua dhe nuk ishte më i pandehur, duke qenë se kishte imunitet. Ata thonë se nga ai moment, deri në 24 shtator 2021, ku u rihap çështja, kanë kaluar 12 vite dhe 10 ditë. Në kërkesë thuhet se sipas ligjit, nëse kalojnë 10 vite, çështja konsiderohet e parashkruar. Avokatët thonë se Mediu nuk mund të merret si pandehur dhe as të deklarohet fajtor, pasi e drejta për të ushtruar ndjekjen penale ndaj tij është parashkruar. Avokatët thanë në sallë se Mediu nuk ka asnjë faj për mosveprimin shtetëror ndër vite.

Të pranishëm në seancë ishin edhe anëtarë nga familja Durda, e cila humbi djalin e saj 7-vjeçar në shpërthimin famëkeq të Gërdecit. Por, GJKKO nuk i ka pranuar si palë në gjykim dhe kjo shkaktoi tensione mes palëve. Zamira Durda ka kërkuar drejtësi teksa thotë se ka 15 vite që endet gjykatave. “Dua drejtësi për fëmijën tim. Kam 15 vjet që endem dyerve të gjykatave. Fëmija im 7 vjeç nuk i njihte predhat. Fëmija im sot ha bar!”, ka thënë ajo.

- Publicitet -

Nga ana tjetër, tashmë GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Kjo do të thotë se nëse shpallet fajtor, i ulet një e treta e dënimit, përveç parashikimeve të tjera që ka Kodi Penal për këto raste, si një pezullim i mundshëm i burgimit. Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë, sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak.

Më herët janë marrë të pandehur 28 persona për dosjen në fjalë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator. Mes të pandehurve edhe enturazhi ushtarak i FA-ve te Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë. Të tre janë liruar pasi në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Meloni, shoqja e ngushte e Edvinit on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?