Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse u rritën pagat? Qeveria i shkruan Kuvendit: U prish hierarkia me Reformën në Drejtësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Pse u rritën pagat? Qeveria i shkruan Kuvendit: U prish hierarkia me Reformën në Drejtësi
KryesorePolitike

Pse u rritën pagat? Qeveria i shkruan Kuvendit: U prish hierarkia me Reformën në Drejtësi

Published: April 15, 2023
Shpërndaje

Rritja e pagave për administratën shpjegohet me prishjen e hirearkisë si pasojë e reformës së re të drejtësisë. Kështu e ka shpjeguar qeveria kërkesën drejtuar kuvendit për ndryshimet ligjore në ligjin “Për pagat dhe shpërblimet”, ku përmendet një vendim i gjykatës kushtetuese i vitit 2022.

Bëhet fjalë për një vendim numër 23 , të vitit 2022 i kushtetueses, që pasi shënjoi rritjen e pagave të magjistratëve, përmbysi hierarkinë e rrogave në vend duke i kthyer ata në më të paguarit.

Por ndërkohë një ligj i 2006 në të cilin rankohen pagat e administratës dhe institucioneve të pavarura, më të paguarit nuk duhet të ishin ata, por presidenti i Republikës.

- Publicitet -

Ky konflikt midis dy standarteve shpjegohet në relacionin e dorëzuar kuvendit për pagat në Shqipëri.  Në kushtet kur në sajë të reformës në drejtësi është rritur niveli i shpërblimit të magjistratëve, i cili nuk mund të ulet, është e nevojshme të rritet paga e Presidentit të Republikës në mënyrë që të ruhet hierarkia argumentohet midis të tjerash në relacion.

Në relacion preket dhe një këndvështrim tjetër. A mundet apo jo qeveria të propozojë akte ligjore ose nënligjore 4 muaj para zgjedhjeve ashtu siç përcaktohet në Kodin Zgjedhor? Përgjigjja është aprovuese.

Ky lloj ndalimi është në linjë me natyrën e zgjedhjeve për Kuvendin, sa kohë, qeveria dhe Kuvendi janë në fund të mandatit të tyre dhe rrjedhimisht, vendosen ndalime në fund të mandatit me qëllim që të shmanget çdo lloj abuzimi i mundshëm nga qeveritë në fund të mandatit, nëpërmjet marrjeve të vendimeve të ndaluara, i thuhet kuvendit.

Më tej qeveria shpjegon se kjo lloj praktike është e njohur edhe në vende të tjera, ku në një periudhe të caktuar përpara përfundimit të mandatit, qeverisë i ndalohet marrja e vendimeve me efekte të ndjeshme financiare, përveç atyre që janë të domosdoshme dhe që sjellin administrimin e zakonshëm të punëve të qeverisë.

Në përfundim, arrihet në konkluzionin se  se ky ndalim flet për rastin e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që në rastin konkret bëhet fjalë për zgjedhjet vendore që do të mbahet në 14 maj. Ditë në të cilën shqiptarët do tu drejtohen kutive për të shprehur vullnetin e tyre.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja
  • Ekzekutimi në mes të Sarandës, reagon Policia: Janë ngritur pika kontrolli
  • Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  • Në epokën e Inteligjencës Artificiale, ata vazhdojnë të zgjedhin librin
  • Zgjedhjet në Berlin dhe Mecklenburg, testi i rëndësishëm i Merz dhe partisë tradicionale

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. ANNA on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. Sarandjoti pa det on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  4. miqesisht on Vila 69 në Palasë është në pronësi të ish-ministrit Blendi Klosi e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha?
  5. aktualiteti on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?