Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse u zgjodh Ohri për takimin Kurti-Vuçiç, simbolika e qytetit për Ballkanin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pse u zgjodh Ohri për takimin Kurti-Vuçiç, simbolika e qytetit për Ballkanin
AktualitetPolitike

Pse u zgjodh Ohri për takimin Kurti-Vuçiç, simbolika e qytetit për Ballkanin

Published: March 17, 2023
Shpërndaje

Shumë e panë me habi përzgjedhjen e Ohrit për takimin e radhës mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiç. Takime të tilla deri tani kanë ndodhur në Bruksel, Berlin, Paris dhe Washington.

Përzgjedhja e këtij qyteti vjen nga një simbolikë e fortë për rajonin shpesh të trazuar e të përfshirë nga luftra të ashpra ndëretnike. Në Ohër u arrit një nga marreveshjet historike që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut dhe i mundësoi këtij vendi bashkëjetesën dhe progresin në rrugën drejt integrimit euroatlantik.

Ohri  po kosiderohet dhe sot vendi ku mund të hapet një kapitull i ri për Ballkanin. Po çfarë ndodhi në Ohër 23 vjet me parë?

- Publicitet -

Më 13 gusht 2001, pas konfliktit ndëretnik në Republikën e Maqedonise, u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit.

Nënshkrues të kësaj marrëveshjeje ishin Presidenti ,Boris Trajkovski; Kryeministri dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Lubço Georgievski; Lideri i LSDM-së Branko Çervenkovski; Lideri i PDSH-së, Arben Xhaferi dhe lideri i PPD-së, Imer Imeri. Në çilësinë e garantuesve, dokumentin e nënshkruan edhe përfaqësuesi posaçëm i Bes-ë dhe përfaqësuesi posaçëm i SHBA-së

Marrëveshja i dha fund konfliktit ndërsa hodhi bazat për rritjen e të drejtave të shqiptarëve në vend.

Në marrëveshje, përveç zyrtarizimit të gjuhës shqipe janë përfshirë edhe zhvillimi i pushtetit vendor, mos diskriminimi, përfaqësimi i drejtë, zbatimi i proçedurave të veçanta të Kuvendit për çështje si gjuha, kultura, arsimi dhe simbolet.

Gjithashtu u vendos që një gjuhë e cila flitet nga më shumë se 20 për qind e popullsisë në cilindo qytet të vendit, përveç maqedonishtes, të jetë gjuhë zyrtare.

Me “Ligjin për përdorimin e gjuhëve” të miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 11 janar 2018, i cili parashikon që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare krahas maqedonishtes, u bë gjuha e dytë zyrtare në vend më 15 janar 2019.

Në kontekstin e zbatimit të marrëveshjes, vlen të përmendet se në vitin 2004 u formua edhe Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, që funksionon në kuadër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Sekretariati më pas u shndërrua në Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Imami shqiptar në Zvicër shkarkohet pas zbulimit të deklaratave homofobe dhe lidhjeve me Hamasin
  • Biznesmeni me kompani me humbje pagoi 1.7 milionë dollarë për lobim në SHBA, përmes firmës që punoi për Ramën
  • Kur nuk duhet të shqetësohemi për njollat e bardha në bukën e fortë
  • Policia shoqëron gazetarin holandez, aktivistes që i filmoi i hedhin spraj në sy
  • Izraeli, i përçarë: Eisenkot ka mandatin, ekuacion i ndërlikuar me partitë arabe

Komentet e Fundit

  1. demo on ​Fraksion i dosjes ‘Veliaj’? Moderatori i njohur TV paraqitet në SPAK
  2. Fjala on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. Rebeluesi on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  4. Dursakja on Taksat rriten në 2027, paratë do të vazhdojnë të mos shkojnë për kapitalin njerëzor
  5. Mentori on Ҫ’ne lidhje me qytetarin!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?