Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Publikoi në Tik Tok video të grave duke lindur, burgoset anestezisti shqiptar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Publikoi në Tik Tok video të grave duke lindur, burgoset anestezisti shqiptar
KronikeKryesore

Publikoi në Tik Tok video të grave duke lindur, burgoset anestezisti shqiptar

Published: April 16, 2023
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Tetovë i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej tetë ditëve, anestezistit nga Tetova, për shkak të xhirimit të një videoje nga Reparti i Gjinekologjisë në Spitalin Klinik në Tetovë, të cilën më pas e kishte publikuar në aplikacionin TikTok.

Prokuroria e Tetovës akuzon 43-vjeçarin (V.D) për veprat, “punë të pakujdesshme në shërbim” dhe “incizim të paautorizuar”.

Anestezisti tani gjendet në burgun e Shutkës.

- Publicitet -

Ai ishte arrestuar të premten pas mesnate, disa orë pasi kishte publikuar videon në TikTok.

Denoncimi është bërë nga drejtori i spitalit të Tetovës, Pëllumb Vela, i cili aktin e mjekut e kishte cilësuar të “papranueshëm”.

Spitali i Tetovës, gjithashtu, në procedurë urgjente ka vendosur për largimin e mjekut nga puna.

Vendimi i spitalit është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

“Nuk flasim për suspendim, por flasim për largim nga marrëdhënia e punës. Ne inkurajojmë prokurorinë që këto raste të trajtohen deri në fund. Të gjitha parregullsitë nuk do të mund të kalojnë pa u ndëshkuar. Do të ketë kontrolle të rrepta sa i përket sektorit të shëndetësisë. Tash e tutje shëndetësia nuk do jetë siç ka qenë”, ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, pas vizitës në spitalin e Tetovës.

Oda e Mjekëve e Maqedonisë së Veriut, e ka dënuar ashpër incidentin me anesteziologun, duke kërkuar nga institucionet masa përkatëse.

“Kërkesa për respektimin e të drejtave personale nis nga respektimi i të drejtave të të tjerëve, në këtë rast të të drejtave të pacientëve. Në një kohë sa më të shkurtër do të thirren organet e Odës për shqyrtimin e rastit dhe marrjen e veprimeve dhe masave”, thuhet në reagimin e Odës së Mjekëve.

Oda e Mjekëve thotë se nuk do të lejojë që incidente të tilla të izoluara, të jenë barrë e të gjithë mjekëve, të cilët profesionalisht dhe me përgjegjësi veprojnë dhe trajtojnë pacientët në baza ditore”.

Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, me kërkesat që të merren masa urgjente nga institucionet përkatëse, por edhe masa tjera për parandalimin e publikimeve të tilla që cenojnë privatësinë e njerëzve. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Personazhi që po eliminon grupin kriminal me 23 emra, saga e hakmarrjes pas plagosjes së dyfishtë në 2025
  • Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter
  • Zjarret, ministri Demo takim me zjarrfikësit: Përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani
  • Nga Prizreni në kupolën e NATO-s, kush është gjenerali gjerman që merr një nga postet kyçe të Aleancës
  • FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?