Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pushteti dhe humbja e arsyes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Pushteti dhe humbja e arsyes
Lajmi i funditopinion

Pushteti dhe humbja e arsyes

Published: October 23, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

U bë kohë që dyshoj, por tani nuk kam më pikë dyshimi: ka diçka thellësisht anormale në mënyrën se si ju, z. Kryeministër, e kuptoni dhe e ushtroni pushtetin. Diçka jo thjesht të pazakontë, jo atipike, jo ekscentrike. Por anormale.

Sepse nuk është normale që një kryeministër të sillet sikur shteti të ishte zgjatim i personit të tij, qeveria një dekor i vullnetit të tij dhe qytetarët një turmë që duhet ta duartrokasë ose t’i nënshtrohet.

- Publicitet -

Anormale është sjellja juaj politike. Anormale është mendësia që e ushqen atë. Anormale është mënyra se si e keni reduktuar qeverisjen në një ushtrim personal pushteti, ku institucionet shtetërore humbasin peshën e tyre dhe gjithçka duket se fillon e mbaron me ju.

Dhe të gjitha këto i bëni në emër të shumicës së shqiptarëve, sikur vota e tyre t’ju kishte dhënë jo një mandat të kufizuar qeverisës, por të drejtën për të sunduar pa kufizim.

Ju duket se nuk kuptoni një të vërtetë elementare të demokracisë: shumica mund t’ju japë të drejtën të qeverisni vendon, por nuk mund t’ju çlirojë nga përgjegjësia për mënyrën se si qeverisni.

Nuk jeni as i pari, as i vetmi dhe, për fat të keq, nuk do të jeni as i fundit politikan që e ngatërron pushtetin me madhështinë personale. Historia njeh plot të tillë. Por, ndër politikanët që kam njohur, rrallë kam parë një përqendrim kaq të madh të vetëkënaqësisë, të arrogancës dhe të etjes për pushtet sa në personin tuaj.

Kaq i pangopur për pushtet. Kaq i dashuruar me imazhin tuaj. Kaq shpërfillës ndaj mendimit të pavarur dhe njerëzve që dinë më shumë se ju. Kaq i prirur të rrethoheni nga njerëz që ju binden, në vend të njerëzve që mund t’ju kundërshtojnë me argumente. Kaq larg halleve të përditshme të shoqërisë. Kaq i pandjeshëm ndaj varfërisë. Kaq arrogant ndaj kritikëve. Dhe, mbi të gjitha, kaq i paaftë për të pranuar se pushteti nuk është një pronë e përjetshme.

Lord Acton thoshte, më 1887se “Pushteti priret të korruptojë dhe pushteti absolut korrupton absolutisht.” Nuk është e nevojshme që një njeri të ketë pushtet absolut për të filluar të sillet sikur e ka. Mjafton të bindet se askush nuk mund t’i kërkojë atij llogari.

Ju jeni bërë, në gjykimin tim, jo vetëm politikisht i panevojshëm për këtë vend, por edhe gjithnjë e më i padurueshëm në mënyrën se si e ushtroni pushtetin që keni, një pushtet pa autoritet, pra, tashmë, të delegjitumuar.

Mjaft na përsëritët se ju kanë votuar 800 mijë shqiptarë! Ata kanë votuar Partinë Socialiste, jo pronarin e saj. Një pjesë e tyre do ta votonin atë parti edhe pa ju. Madje, nuk është aspak e pamundur që, pa ju, Partia Socialiste të kishte një mbështetje më të gjerë. Sepse Partia Socialiste nuk jeni ju. Ju vetëm e drejtoni atë, përkohësisht. Dhe dëmi që, sipas meje, i keni shkaktuar asaj partie, duke e identifikuar gjithnjë e më shumë me personin tuaj, mund të rezultojë shumë më i madh nga sa jeni në gjendje ta pranoni.

Arroganca dhe narcisizmi politik kanë gjetur te ju një mishërim pothuajse karikatural. Ju silleni sikur të jeni më i dituri, më i afti, më largpamësi, i pazëvendësueshmi. Ndërkohë që, po të hiqnim pushtetin, protokollin, kamerat, oborrtarët dhe gjithë atë aparat që prodhon e riprodhon përditë madhështinë tuaj të rreme, do të mbetej një shqiptar krejt i zakonshëm, një l’homme moyen, pa ndonjë epërsi të dukshme intelektuale apo morale që të justifikonte adhurimin që kërkoni nga të tjerët.

Ju keni në dorë instrumentet e pushtetit, por kjo nuk do të thotë se zotëroni autoritetin e arsyes. Mund të urdhëroni policinë, por nuk mund të urdhëroni ndërgjegjen e qytetarëve dhe të rinisë. Mund të shpërndani një protestë, por nuk mund të shpërndani pakënaqësinë masive që e ka lindur atë. Mund të kërkoni bindje, por nuk mund të impononi respekt.

Ju silleni sikur Shqipëria të ishte çifligu juaj dhe qytetarët njerëz që duhet t’ju jenë mirënjohës për privilegjin se ju kanë juve në krye të qeverisë aë tyre.

Madje, edhe arkën e shtetit duket se e trajtoni si të ishte arka juaj personale. Me paratë e taksapaguesve shqiptarë, ju vendosët të shpenzonte rreth katër milionë euro për koncertin e një personazhi grotesk të industrisë së spektaklit, si Kanye West, të cilin unë e shoh si një idhull të vulgaritetit bashkëkohor në kulturë dhe art.

Ju e paraqitët këtë shpenzim si investim për ekonominë dhe imazhin e Shqipërisë. Por kush ju dha të drejtën të vendosni se spektakli i një reperi amerikan meriton një mbështetje të tillë me fondet publike, ndërkohë që pensionistët mezi përballojnë fundin e muajit, mijëra studentë jetojnë në kushte të vështira dhe kostoja e jetesës rëndon gjithnjë e më shumë mbi familjet shqiptare?

Nuk është fjala vetëm për katër milionë euro. Është fjala për një hierarki të përmbysur vlerash dhe përparësish. Për një mendësi qeverisjeje tuajën që vlerëson më shumë efektin e një spektakli sesa dinjitetin e jetës së përditshme të qytetarëve të vendit që drejtoni. Kjo është mendësia e një pushtet që kërkon vazhdimisht të prodhojë ngjarje të bujshme, ndërsa problemet jetësore të njerëzve mbeten pa zgjidhje.

Dhe pastaj janë të rinjtë që protestojnë kundër jush. Në vend që t’i dëgjoni, t’u përgjigjeni dhe të përpiqeni të kuptoni arsyet e zemërimit të tyre, ju i trajtoni protestat e tyre si kërcënim për pushtetin tuaj.

Raportimet për paralajmërime ndaj studentëve lidhur me identifikimin e tyre, bursat dhe mundësinë e udhëtimit në vendet e Bashkimit Europian, nëse konfirmohen, do të përbënin një shkelje të rëndë të parimeve demokratike.

Një qeveri demokratike nuk ka të drejtë ta përdorë të ardhmen e të rinjve si mjet frikësimi. Bursa nuk është shpërblim për bindje politike. As Europa nuk është territor ku një kryeministër shqiptar mund të vendosë arbitrarisht se kush lejohet të hyjë.

Më vjen ndër mend George Orwell. Në esenë e tij të famshme Politics and the English Language (1946), ai shkruante se gjuha politike përdoret për “t’i bërë gënjeshtrat të tingëllojnë si të vërteta dhe vrasjen të duket e respektueshme.”

Orwell e kuptonte se pushteti jo gjithnkë kënaqet me kontrollin e veprimeve të njerëzve. Ai kërkon të kontrollojë edhe kuptimin e fjalëve. Ta quajë frikësimin e qytetarëve kujdes për ta, nënshtrimin dialog, propagandën informacion dhe bindjen e detyruar një përgjegjësi qytetare.

Nëse një student duhet të mendohet dy herë përpara se të protestojë, nga frika se mund të humbasë bursën apo mundësinë për të studiuar jashtë vendit, atëherë problemi nuk është studenti. Problemi është pushteti që e ka bërë frikën pjesë të marrëdhënies së tij me qytetarin.

Këtu qëndron edhe paradoksi më i madh i qeverisjes suaj: ju flisni për Europën si e ardhmja e Shqipërisë, por silleni sikur vlerat mbi të cilat është ndërtuar Europa të ishin pengesë për pushtetin tuaj.

Një kryeministër mund të fitojë zgjedhje por të humbasë besimin e qytetarëve, edhe atyre që kanë votuar partinë e tij, siç është edhe autori i këtyre radhëve. Mund të ketë shumicën në parlament por jo më autoritet moral. Mund të qëndrojë në detyrë në përputhje me ligjin, por të mos jetë më në gjendje të kuptojë se çfarë po i thotë shoqëria që qeveris.

Edhe një njeri mesatar do ta kuptonte se pushteti nuk është i përjetshëm dhe se, kur një pjesë gjithnjë e më e madhe e qytetarëve nuk e dëshiron më, detyra e tij është të reflektojë seriozisht për përgjegjësinë që mban.

Por ju duket se keni harruar diçka edhe më të thjeshtë: Shqipëria ka ekzistuar përpara jush dhe do të ekzistojë edhe pas jush. Edhe ne BE mund të hyjë pa ju. Çelësin e portë së BE-së për shqiptarët nuk e keni ju. Vetë BE nuk ka nevojë për një kryeministër që e konsideron veten të pazëvendësueshëm. Ajo kërkon një vend me institucione që funksionojnë edhe pa ju.

Drama e një politikani që nuk di kur të largohet nuk është vetëm se ai mund të humbasë dinjitetin e vet. Këtë dinjitet, në sytë e qytetarëve të këtij vendi, duket se ju e keni humbur. Drama konsiston në atë se, duke u kapur pas pushtetit tuaj, ju mund t’i kushtoni vendit shumë më tepër sesa vlen qëndrimi juaj në atë karrige.

Dhe një ditë, kur të mos jeni më aty, do të kuptoni se ajo që ju dukej madhështia juaj ishte, në një masë të madhe, vetëm hija që ju jepte pushteti.

Por, pushteti mund t’i zmadhojë njeriut hijen e tij, por jo madhështinë.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pushteti dhe humbja e arsyes
  • REL: Të ikë Rama, po kush të vijë? Si përgjigjen vetë studentët
  • Digjen ambjentet e medias Dritare TV, zjarri nisi nga tubat e aspirimit të restorantit
  • Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel
  • Sherr me thika në Has, plagosen tre adoleshentë, njëri në gjendje të rëndë

Komentet e Fundit

  1. Krye qimistri thyb riq on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. TË PRESËSH NGA SHTETI on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Adrian on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?