Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin shprehet hapur në mbështetje të Iranit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Putin shprehet hapur në mbështetje të Iranit
AktualitetBote

Putin shprehet hapur në mbështetje të Iranit

Published: April 28, 2026
Shpërndaje

Ndërsa bisedimet kanë ngecur në vend, sepse SHBA-ja dhe Irani kanë mosmarrëveshje për çështje thelbësore dhe nuk kanë gjetur as ndonjë zgjidhje për çështjen kyçe të hapjes së Ngushticës së Hormuzit, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghtshi u takua në Shën Petersburg me presidentin rus Vladimir Putin.

Rusia dhe Irani bashkëpunojnë ngushtë në disa fusha, por nga Moska nuk ka një mbështetje të hapur ushtarake  për iranianët. Sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax presidenti rus Putin tha se javën e kaluar kishte marrë një mesazh nga udhëheqësi suprem Modshtaba Khamenei dhe mund të konfirmonte se Rusiadhe Irani do të vazhdojnë partneritetin e tyre strategjik.

Putini vlerëson luftën e Iranit për sovranitet

- Publicitet -

Abbas Araghtshi tha, sipas përkthimit në deklaratës në rusisht, se marrëdhëniet mes Teheranit dhe Moskës janë në nivelin më të lartë dhe do të forcohen më tej. Ai falënderoi Rusinë për mbështetjen.

Nga ana e tij, Vladimir Putini shprehu shpresën për paqe të shpejtë në rajon. “Ne shohim se si populli iranian lufton me guxim dhe heroizëm për pavarësinë e tij, për sovranitetin e tij,” tha Putini. “Nga ana jonë, do të bëjmë gjithçka që është në interesin e tyre dhe në interes të të gjithë popujve të rajonit, që paqja të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur.”

Ngushtica e Hormuzit vazhdon e bllokuar

SHBA-ja dhe Irani po japin deklarata kontradiktore për hapat e ardhshëm. Presidenti amerikan Donald Trump kërkon që për arritjen e një marrëveshjeje paqeje, programi bërthamor i Iranit të përfshihet në një marrëveshje, në kuadër të së cilës duhet të hapet edhe Ngushtica e Hormuzit.

Kurse, sipas përfaqësuesve qeveritarë të vendeve të Lindjes së Mesme, në propozimin e Iranit, që ofronfundin e bllokadës së Hormuzit, nuk përmendet programi bërthamor.

Abbas Araghtshi akuzoi SHBA-në për “kërkesa të tepruara”. Sipas tij qasja e amerikanëve ka vonuar raundin e bisedimeve të planifikuara në Pakistan.

Rubio: Propozimi iranian për Ngushticën e Hormuzit i papranueshëm

Marco Rubio e cilësoi propozimin iranian për hapjen e Ngushticës së Hormuzit si të papranueshëm. Hapja e këtij korridori tregtar me rëndësi mbarëbotërore për furnizimet me naftë dhe gaz nga rajoni i Gjirit Persik, kundrejt kushtesh të rrepta nuk është e pranueshme as për SHBA-në dhe as për vende të tjera, tha ai për televizionin Fox News.

Trumpi planifikon një mbledhje krize

Sipas njoftimeve të portalit të lajmeve Axios Donald Trumpi po planifikon një mbledhje krize të qeverisë së tij lidhur me çështjen e Iranit. Siç shkroi gazetari Barak Ravid në platformën X, takimi pritet të përqendrohet te “ngërçi aktual në negociata” dhe “opsionet e mundshme për hapat e ardhshëm në luftë”.

Sipas televizionit amerikan ABC News në mbledhje pritet të marrin pjesë disa nga këshilltarët kryesorë të Trumpit për çështje të sigurisë. Qeveria amerikane i konsideron propozimet e fundit nga Teherani si të pamjaftueshme.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestat kundër qeverisë, Mevlan Shanaj kritikon artistët: Heshtja s’është gjithmonë shenjë urtësie
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën
  • Binjakët e Serbisë
  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Asd on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. Vl on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. K R on “Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029
  4. vladimir halilaj on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. demo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?