Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Putini e di se kemi një idiot për president”, dueli në Georgia: Trump thith diktatorë, ka miq Orban, Putin dhe Kim Jong Un
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Putini e di se kemi një idiot për president”, dueli në Georgia: Trump thith diktatorë, ka miq Orban, Putin dhe Kim Jong Un
BotePolitike

“Putini e di se kemi një idiot për president”, dueli në Georgia: Trump thith diktatorë, ka miq Orban, Putin dhe Kim Jong Un

Published: March 10, 2024
Shpërndaje

Presidenti amerikan Joe Biden dhe rivali i tij republikan Donald Trump paralajmëruan për pasoja të rënda për vendin, nëse tjetri do të fitonte një mandat të ri në Shtëpinë e Bardhë.

Ata zhvilluan duele rivale në shtetin e Georgias, pas fitoreve të super të martës, që vulosën ripërballjen mes të dyve në presidencialet e nëntorit.

Georgia ishte një fushëbetejë kyçe në zgjedhjet e vitit 2020, ku rezultati i ngushtë shtyu Trumpin të kërkonte përmbysje të rezultatit zgjedhor. Dhe tani, palët nisin fushatën atje, në prag të asaj që premton të jetë një tjetër garë e ngushtë.

- Publicitet -

Në fjalimin e tij Trump e cilësoi Biden një kërcënim për demokracinë, dhe e quajti si të errët dhe plot urrejtje fjalimin e tij për gjendjen e kombit.

“Ai është një kërcënim për demokracinë, është totalisht i paaftë. Mbajti fjalimin më përçarës, radikal dhe ekstrem dy ditë më parë. Putin flet për armët bërthamore gjatë gjithë kohës, dhe e dini pse? Sepse e di se ne kemi një idiot për president…”, tha Trump.

Sakaq, Biden, e sulmoi republikanin se kishte argëtuar kryeministrin hungarez, dhe nacionalistin e së djathtës ekstreme Viktor Orban në kulmin e tij të Floridas gjatë ditëve të fundit, duke e akuzuar për lidhje me të gjithë diktatorët dhe banditët autoritarë nëpër botë.

“Mund të kuptoni më shumë për një person, nga shoqëria me të cilën rri. Dhe dje Trump priste në klubin e tij, Viktor Orban të cilin e quajti udhëheqës fantastik. Seriozisht. Ai tha se diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un i shkroi një letër, një letër të bukur. Ai u mburr duke e quajtur Shi Xhinpinin mbret. E thirri Putinin dhe i tha: ‘Bëni çfarë të doni me aleatët tanë’.

Trump pritet të sigurojë emërimin si kandidat zyrtar i partisë së tij të martën, kur Xhorxhia, së bashku me Havajin, Misisipin dhe Uashingtonin do të mbajnë zgjedhjet e tyre paraprake.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
  • Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët
  • VIDEO: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij
  • “Na rrahën me shkopinj e shkelma”, dëshmia e 15-vjeçarit: Na mbajtën të shtrirë në dyshemenë e Ministrisë së Arsimit
  • “S’të bën burrë ajo rrobë që ke veshur, edepsëz. Nuk llogarisni as jetë fëmijësh”, gruaja u kthehet policëve në rrugë – VIDEO

Komentet e Fundit

  1. shqiptar on Dëshmia e një shtetasi amerikan në Ambasadë: Çfarë më ndodhi në Sheshin Skënderbej
  2. ¿? on ​”Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912″
  3. demo on Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën
  4. Shqiptar on Ky djalë ju mundi
  5. Phoenix on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?