Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qarkullon online si “sekreti i pathënë i Makiavelit”, ja për çfarë bëhet fjalë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Qarkullon online si “sekreti i pathënë i Makiavelit”, ja për çfarë bëhet fjalë
Kuriozitete

Qarkullon online si “sekreti i pathënë i Makiavelit”, ja për çfarë bëhet fjalë

Published: December 28, 2025
Shpërndaje

Nga Dorin Xhima

Në internet qarkullojnë shpesh materiale që i atribuohen Makiavelit. Sidomos njëra prej tyre pretendon se ekziston një “sekret”, një mënyrë psikologjike për ta bërë dikë të fiksohet, të krijojë obsesion emocional, të “të ndjekë” emocionalisht.

Përdoren terma si “kontroll total” apo “metoda e ndaluar e Makiavelit” ose “psikologjia e errësirës” etj për të tërhequr vëmendje.

- Publicitet -

Ky lloj materiali nuk jep kurrë një sekret real, por rrotullohet zakonisht rreth 3 ideve bazë, të riemërtuara si “të ndaluara”:

a) Mungesa e kontrolluar (withdrawal)

Pretendohet se nëse heq dorë papritur,
nuk je gjithmonë i disponueshëm, krijon boshllëk emocional, atëherë tjetri fillon të mendojë më shumë për ty.

Por kjo nuk është sekret. Është një reaksion normal njerëzor ndaj pasigurisë.

b) Bëhesh pasqyrë emocionale

Sugjerohet që të “bëhesh pasqyrë” për emocionet, fjalët, ritmin e tjetrit. Dmth të dukesh “si ai/ajo”, por pak më i/e ftohtë

Kjo është teknikë e njohur komunikimi, përdoret sidomos në sektorin e shitjeve, ose në diplomaci.

c) Konfuzion + shpërblim i rrallë

Ideja është që sillesh herë ngrohtë, herë indiferent, krijon paqartësi. Shpërblimi emocional bëhet i rrallë, kështu që rritet vlera e tij

Prapë nuk kemi “sekrete”. Përkundrazi, kjo është dinamikë e marrëdhënieve toksike.

Pra “sekreti” që pretendojnë këto video, përkthehet kështu:

“Mos ji i qëndrueshëm emocionalisht, krijo mungesë dhe paqartësi, që tjetri të fiksohet”

KUJDES! Këtu nuk ka asgjë mistike. Asgjë makiavelliane. Është vetëm një riemërtim i sjelljeve të vjetra manipuluese.

PSE DISA NJERËZ E BESOJNË KËTË? Këtu është pjesa interesante.

a) Truri i njeriut kërkon kontroll

Njerëzit duan formula të shkurtra, “butona sekretë”. Ideja që “mund ta bësh dikë të fiksohet” është jashtëzakonisht joshëse.

b) Autoritet i rremë

Përdoren emra si Makiavelli fjalë si dark, forbidden, secret, imazhe të forta, primitive si një gorillë që posedon një humane femër etj etj. Pse? Sepse truri e lexon si: “Dikush di diçka që unë nuk e di.”

c) Konfirmim i plagëve personale

Këto video i besojnë më shumë njerëz të refuzuar, njerëz me frikë humbjeje ose njerëz që e kanë përjetuar dashurinë si luftë.

Por video të tilla u japin justifikim, jo zgjidhje.

d) Iluzioni i fuqisë

Në vend që të punojnë me vetë vlerësimin, komunikimin real, kufijtë emocionalë, këta njerëz preferojnë:
“truke për të kontrolluar tjetrin”. Sepse fuqia e rreme është më e lehtë se pjekuria emocionale.

PASOJA REALISTE (që videoja nuk i thotë):

Funksionon vetëm për njerëz emocionalisht të pasigurt, krijon marrëdhënie toksike, të paqëndrueshme
me cikël varësie–refuzimi.

Shkurt, këto “sekrete” nuk krijojnë dashuri, por ankth lidhjeve, varësi. Dhe varësia gjithmonë përfundon keq.

—

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I akuzuar për trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • VIDEO: Protestuesit u shkojnë deputetëve në tavolinë në Strasburg
  • Largimi i Kujtim Cakranit, kush do të jetë avokati i ri i Ilir Metës. Nis gjyqi në themel
  • SHBA rinis sulmet ndaj Iranit, Teherani sulmon Kuvajtin e Bahreinin

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. PANO HALLKO on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Jimi on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Fjale me vend on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Zani Burimi on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?