Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria do të importojë vetë naftë dhe do t’ua shpërndajë kompanive, ekspertët: Lajm i mirë, do të ulë çmimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Qeveria do të importojë vetë naftë dhe do t’ua shpërndajë kompanive, ekspertët: Lajm i mirë, do të ulë çmimin
EkonomiLajmi i fundit

Qeveria do të importojë vetë naftë dhe do t’ua shpërndajë kompanive, ekspertët: Lajm i mirë, do të ulë çmimin

Published: July 3, 2025
Shpërndaje

“Do të jemi pjesë si qeveri në importin e naftës dhe në shpërndarjen e naftës”, deklaronte mbrëmë nga Cërriku Kryeministri Rama.

Shteti jo vetëm rregullator që bën ligje e harton skema për zhvillimin e ekonomisë, por do të ‘veshë’ edhe rolin e sipërmarrësit. Kreu i qeverisë Edi Rama ju rikthye më 2 korrik premtimit të 2022-shit, për krijimin e Rezervës Shtetërore të Naftës përmes Albpetrol.

“Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës do angazhohet për të krijuar rezervën e vet”, u shpreh Rama më 11 mars 2022, kohë kur sapo kishte nisur kriza e çmimeve.

- Publicitet -

E ideuar fillimisht si rezervë për ‘kohë të këqija’ siç janë krizat që shkaktojnë mungesë furnizimi, tashmë plani i qeverisë është edhe më i gjerë, pasi pritet që shteti të importojë naftë jashtë vendit dhe më pas ta shpërndajë për kompanitë në treg, me çmim më të arsyeshëm se tani me synim final uljen e faturës për qytetarët.

“Kjo gjë do të na vërë ne, në pozitën ku do të do të mund të përcaktojmë një çmim më të arsyeshëm sesa çmimi aktualisht i naftës në Shqipëri”, tha Rama më 2 korrik 2025 në Cërrik.

Një hap i tillë sipas ekspertit të ekonomisë Klodian Muço mund të ketë disa efekte në tregun e hidrokarbureve në vend.

“Është lajm për tu përgëzuar që shteti e kupton që treg ka diçka që nuk shkon. Çmimet janë të larta, ndoshta mund të jetë një hap pozitiv që mund të rrisë konkurrencën dhe të ulë çmimet e përgjithshme. Mund të ndikojë në rritjen e cilësisë së produktit të shitur, shteti mund të gjej zgjidhje për problemet e peshës që diskutohen (pretendimet e qytetarëve për mashtrim nga kompanitë e naftës me peshën që mbushin makinat)”, thotë Muço.

Importi i karburantit nga tregjet e huaja ka ardhur gjithnjë e në rritje. Shifrat e drejtorisë së Përgjithshme të Doganave tregojnë se nga 2020-2024 janë importuar nga jashtë afro 3 milionë tonë karburant, me rekordin e shënuar vjet me në total 657 mijë tonë karburant i blerë nga jashtë.

Por trendi rritës nuk po ndalon as këtë vit, ku shtimi i kërkesës për naftë ndikuar edhe prej turistëve ka bërë që në 5 muajit e parë të vitit të importohen afro 280 mijë tonë, me rritje 31 mijë tonë në raport me të njëjtën periudhë vjet.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Personazhi që po eliminon grupin kriminal me 23 emra, saga e hakmarrjes pas plagosjes së dyfishtë në 2025
  • Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter
  • Zjarret, ministri Demo takim me zjarrfikësit: Përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani
  • Nga Prizreni në kupolën e NATO-s, kush është gjenerali gjerman që merr një nga postet kyçe të Aleancës
  • FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?