Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria e Katarit grant 11 milionë euro për sheshin te “Bulevardi i Ri”, Veliaj: Projekti që i jep formë Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Qeveria e Katarit grant 11 milionë euro për sheshin te “Bulevardi i Ri”, Veliaj: Projekti që i jep formë Tiranës
AktualitetLajmi i fundit

Qeveria e Katarit grant 11 milionë euro për sheshin te “Bulevardi i Ri”, Veliaj: Projekti që i jep formë Tiranës

Published: May 24, 2023
Shpërndaje

 

Qeveria e Katarit i ka miratuar një grant 11 milionë euro Bashkisë së Tiranës për realizimin e sheshit fundor në Bulevardin e Ri. Lajmin u bë me dije nga kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë takimit me ambasadorin e Katarit në Tiranë, Ali bin Hamad Al-Marri.

“Sot kemi marrë një super lajm të mirë nga nga Katari, për të cilin i shpreh mirënjohjen time Emirit të Katarit, Shkëlqesisë së tij Al Thani, por edhe mikut tonë, ambasadorit Al Marri. Qeveria e Katarit na ka akorduar një grant prej 11 milionë eurosh për sheshin përfundimtar te “Bulevardi i Ri”, një shesh që do të jetë një bashkëpunim mes Bashkisë së Tiranës dhe Qeverisë së Katarit, i projektuar nga studio Grimshaë, që mbyll në mënyrë solemne “Bulevardin e Ri”, aty ku ndahemi me Kamzën. Jam vërtet shumë Mirënjohës sepse është një projekt që ka nevojë për atë që quhet ‘qershia mbi tortë’, për një mbyllje ceremoniale.

- Publicitet -

Besoj fort se do të lemë një shenjë që do të jetë aty përtej mandateve tona. Ndaj, ju jam vërtet shumë mirënjohës, Emirit të Katarit, Fondit të Katarit për Zhvillim dhe gjithë miqve të përbashkët. Ashtu siç kemi bërë punë cilësore për shkollat dhe për kopshtet, më vjen mirë që do të kemi vërtet një punë monumentale në Bulevardin e ri të Tiranës, ku praktikisht do të marrë formë Tirana e 100 viteve që vijnë. Aty kemi parashikuar të ndërtojmë bashkinë e re, kemi parashikuar të kalojnë gjykatat, Prokuroria dhe disa nga ndërtesat e rëndësishme si Pallati i ri Koncerteve, apo Muzeu i Artit Modern, dhe mbyllja me atë shesh spektakolar të Katarit besoj se do të jetë vërtet përgjigja e merituar për të gjithë këtë përpjekje të përbashkët për Tiranën, që ecën përpara dhe që modernizohet përditë”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se ky financim vjen në vazhdën e disa projekteve të tjera nga shteti i Katarit, qoftë pas tërmetit, qoftë për rindërtimin e disa shkollave dhe kopshteve në Tiranë.

“E filluam me shkollën ‘Jeronim de Rada’, pastaj vazhduam me shkollën ‘Lasgush Poradeci’, shkollën e Katarit në Kombinat, vijuam me shkollat në Pezë, me kopshtin e Katarit në mes të Tiranës, në Bllok, dhe më vjen vërtet mirë që sot marrim këtë lajm të jashtëzakonshëm, që për sheshin e Katarit, që kemi kaq kohë që punojmë dhe kemi kaq kohë që përpiqemi, më në fund kemi një përgjigje pozitive,” deklaroi Veliaj.

Sheshi i ri do ndërtohet në pjesën fundore të Bulevardit të Ri, përgjatë Lumit të Tiranës, dhe do të ketë disa hapësira pedonale për qytetarët. Po ashtu, do të krijohen parqe në të dyja anët e lumit, si dhe hapësira të tjera çlodhëse e argëtuese për fëmijët dhe të rriturit.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?