Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria e re serbe me skeletet e Millosheviçit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Qeveria e re serbe me skeletet e Millosheviçit
AnalizaKomunitetKryesore

Qeveria e re serbe me skeletet e Millosheviçit

Published: October 26, 2022
Shpërndaje

 

Nga Shaban Murati

Botuar në DITA

- Publicitet -

Neojugosllavët e ekzaltuar në Tiranë u qetësuan pas gjashtë muaj pritje të caktimit nga presidenti serb Vuçiç të qeverisë së re neojugosllave pas zgjedhjeve parlamentare të 3 prillit 2022. Në 23 tetor 2022 presidenti Vuçiç shpalli qeverinë e tij të re dhe a e dini se kush do ta sjellë paqen, harmoninë dhe parajsën për neojugosllavët e “Ballkanit të hapur”?

E ka marrë përsipër qeveria e re e Serbisë, që vjen me skeletet e qeverisë së presidentit serb kriminel ndërkombëtar lufte Sllobodan Millosheviç. Ja bijtë që do të zbatojnë programin e babait:

1-Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka qenë ministër i informacionit në qeverinë e Millosheviçit.

2-Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i jashtëm në qeverinë e re, Ivica Daçiç, ka qenë zëdhënës i Millosheviçit.

3-Ministrja e kulturës në qeverinë e re, Maja Gojkoviç, ka qenë zëvendëskryeministre në qeverinë e Millosheviçit.

4- Ish-ministri i brendshëm, fashisti prorus Aleksandër Vulin, që pritet të marrë postin e rëndësishëm qeveritar të drejtorit të përgjithshëm të UDB-së serbe, e cila tani quhet BIA, ka qenë zëdhënës i gruas së Millosheviçit, Mira Markoviç, bashkëautore e programit gjenocidal të bashkëshortit kundër popujve joserbë.

Teksti i betimit të qeverisë së re dhe i ministrave të saj, i shpërndarë në parlamentin e Serbisë në 25 tetor, thotë: ”Unë betohem që do t’i kushtohem mbajtjes së Kosovë-Metohisë brenda Republikës së Serbisë”.

Gazeta e njohur ruse “Kommersant” në 24 tetor nën titullin “Qeverinë e Serbisë e kthyen në lindje”, thekson:

“Ekspertët rajonalë e quajnë këtë një qeveri proruse. Figurë kyçe e qeverisë së re bëhet Ivica Daçiç, që përveç postit të zëvendëskryeministrit dhe të ministrit të jashtëm do të jetë edhe koordinatori i gjitha shërbimeve sekrete të Serbisë. Një ekspert i politikës së jashtëme i tha gazetës: ”Qeveria e re do te ketë orientim prorus. Për Daçiçin të gjithë flasin që është lojtar i Moskës, kurse kalimi i Vulinit në BIA don të thotë që shërbimet sekrete ruse do të kenë gjithmonë informacione të freskëta mbi Serbinë”.

Skeletët e qeverisë së Millosheviçit do t’u dhurojnë ballkanistëve të tuafosur endrrën e madhe të “Ballkanit të hapur” si model i ri i ndërtimit të komunizmit allaserb. Skeletët e qeverisë së Millosheviçit pritet të realizojnë me mjete paqësore atë, që nuk e realizuan dot me Millosheviçin në rrugën e luftës kundër popujve joserbë.

Babai i “Ballkanit të hapur”, Vuçiç, që ka qenë ministër i informacionit në qeverinë e Millosheviçit, ka shpallur publikisht me gojën e vet qysh në prill 2017 devizën e “Ballkanit të hapur” si një “rikrijim i Jugosllavisë së vjetër plus Shqipërinë”. Tirana e dehur beson verbërisht te lëkura e qingjit, që vesh presidenti Vuçiç në festivalet e verërave ballkanike.

Nga një burim diplomatik europian vjen për gazetën “Dita” një portret i vjetër dhe i fshehur politik dhe filozofik i presidentit serb Vuçiç, apo më mirë të themi një skelet i fshehur në dollapin e tij të krimeve të luftës.

Në 20 mars 1995 Aleksandër Vuçiç ka mbajtur në Glinë të Kroacisë një fjalim allahitlerian para një mitingu të formacioneve fashiste serbe në territorin e Kroacisë së pushtuar nga trupat serbe. Në këtë fjalim plot urrejtje raciste Vuçiç deklaron para forcave pushtuese serbe:

“Kurrë Krajina serbe, kurrë Glina serbe, nuk do të jenë kroate. Banija nuk do t’i kthehet kurrë Kroacisë. Ju do të jetoni në Serbinë e madhe, në shtetin e unifikuar serb dhe ne nuk do të tërhiqemi nga kjo”.

Presidenti Vuçiç nuk është tërhequr nga kjo “Serbi e Madhe”, që premtoi atëhere, por po aplikon metoda të reja. Pikërisht për këtë strategji ai shpiku doktrinën e “Ballkanit të hapur” dhe doktrinën e “botës serbe” për rivendosjen e  hegjemonisë së Serbisë në Jugosllavinë e re të Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe nga ballkanistët e tredhur në Tiranë dhe në Shkup, që janë dalldisur pas projektit serb dhe pas presidentit serb, shtete serioze si Kroacia me kapacitete vetëplotësuese të memories shtetërore dhe të mbrojtjes shtetërore, i njohin mirë të vërtetat e Serbisë dhe të presidentit serb Vuçiç. Në 25 maj 2022 presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, deklaroi lidhur me fjalimin e mbajtur nga Vuçiçi në territorin e Kroacisë së pushtuar nga forcat ushtarake serbe:

“Fjalimi i Vuçiçit në Glinë në 1995 ishte një akt kriminal, por një vendim politik u muar nga Kroacia për të mos e paditur atë. Vërtet Vuçiç nuk ka vrarë njeri, por retorika e tij në atë kohë u kushtoi shumë njerëzve jetën dhe shpirtin”.

E pashpjegueshme është dashuria me shikim të parë e Tiranës për presidentin serb. Është një fyerje diplomatike dhe kombëtare që në 18 tetor 2022 në mes të Këshillit të Sigurimit të OKB në mbledhjen për diskutimin e veprimtarisë së UNMIK-ut në Kosovë, në kohën që ministri i jashtëm serb po shpifte njëmijë e një të zeza kundër Kosovës, Shqipëria lavdëron Serbinë me termat e dashurisë së vjetër të satelitizmit shqiptar ndaj Beogradit:

“Ne kemi krijuar një mjedis të ri në Ballkanin Perëndimor, ku ne e shohim njeri-tjetrin me shpresë dhe jo me dyshim, ku ne jemi bashkë në projektet e përbashkëta. Kjo është baza e marrëdhënieve të tanishme me Serbinë, ku ne bashkohemi gjithashtu në përpjekjet tona respektive në rrugën e integrimit europian, përfshirë integrimin rajonal nëpërmjet Ballkanit të hapur”.

Asnjë fjalë nga Shqipëria për histerinë luftënxitëse serbe, ku presidenti i Serbisë Vuçiç brenda një viti ka kërcënuar tri herë me luftë Kosovën dhe ka dislokuar forcat ndërhyrëse ushtarake në kufijtë e Kosovës.

Nuk e dimë se kush do t’ia heqë dyllin nga veshët dhe nga mendja qeverisë dhe diplomacisë së Tiranës për të kuptuar se Serbia me “Ballkanin e hapur” po tenton të realizojë premtimin dhe betimin, që Vuçiç bëri solemnisht për “Serbinë e Madhe” para 27 vitesh në territorin e pushtuar kroat.

Në Kroaci Serbisë ia thyen dhëmbët, por fatkeqësisht duhet pranuar se Vuçiç ka patur suksesin që Tirana dhe Shkupi po shkojnë me këmbët e tyre në gojën e ujkut.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  • “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
  • Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  • Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Komentet e Fundit

  1. K R on Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  2. Kokpalari 21 janarit on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. Ethem Lalaj on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. prehistoriku on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?