Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria indekson çmimin e barnave të rimbursimit, shtohen alternativat për trajtimin e sëmundjeve kronike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Qeveria indekson çmimin e barnave të rimbursimit, shtohen alternativat për trajtimin e sëmundjeve kronike
AktualitetLajmi i fundit

Qeveria indekson çmimin e barnave të rimbursimit, shtohen alternativat për trajtimin e sëmundjeve kronike

Published: April 5, 2023
Shpërndaje

 

Lista e rimbursimit të barnave dhe terapive të trajtimit për sëmundjet kronike do të zgjerohet. Po ashtu edhe numri i përfituesve që do të jenë pjesë e kësaj skeme.

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e ditës së sotme vendimin për indeksimin e çmimeve të listës së barnave të rimbursueshme.

- Publicitet -

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli ka theksuar se ky vendim, krijon mundësinë për të zgjeruar më shumë mbulimin me barna nëpërmjet skemës së rimbursimit për qytetarët që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe që trajtohen nga kjo skemë, çka do të sjellë edhe zgjerimin e diagnozave të mjekimit dhe rritjen e numrit të qytetarëve që do të përfitojnë nga skema e rimbursimit të barnave.

“Lista e rimbursimit të barnave mbështet më shumë se 410 mijë përfitues, ku më shumë se 60 për qind e përfituesve janë pensionistë, persona me aftësi të kufizuar, duke i mbështetur me trajtimin medikamentoz sipas diagnozave të mjekimit që ata marrin nga mjekët e familjes. Këto kategori mbështeten nëpërmjet një liste, që ka një larmishmëri prej 1191 alternativash barnash që jepen nga mjeku i familjes, por edhe nga strukturat spitalore, për ata pacientë që trajtohen në sistemin ambulator”, tha ministrja Manastirliu.

Sipas saj, indeksimi i çmimit të barnave që bëhet nëpërmjet këtij vendimi, është tashmë një praktikë e përvitshme që siguron një benfit, një kursim të buxhetit të alokuar për barnat e listës së rimbursimit në vlerën rreth 3.6 milionë dollarë. Kursim ky që do të shfrytëzohen sërish për të mbështetur më shumë persona që janë të diagnostikuar me sëmundje kronike, për të zgjeruar alternativat e mjekimit për to, por edhe për të mundësuar që barra e rritur e sëmundshmërisë e ardhur edhe nga pandemia e covid-19 të mundet të plotësohet tërësisht.

“Për vitin 2023 ne kemi rritur buxhetin për listën së rimbursimit të barnave duke e çuar në 11,4 miliard lekë. I gjithë ky buxhet i vënë në dispozicion, si dhe përfitimi i ardhur nga indeksimi i çmimit të barnave që vjen si përfitim në buxhetin e shtetit, do të ndikojnë në përmirësimin dhe zgjerimin e terapive të mjekimit për pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike, po ashtu edhe zgjerimin e alternativave të mjekimit”, tha ministrja Manastirliu.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Janë përmendur në dosjen “Balluku”, largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil
  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?