Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria në kërkim të investitorëve për kombinatin e armëve në Poliçan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Qeveria në kërkim të investitorëve për kombinatin e armëve në Poliçan
Lajmi i funditPolitike

Qeveria në kërkim të investitorëve për kombinatin e armëve në Poliçan

Published: April 18, 2024
Shpërndaje

Këshilli i Ministrave miratoi një projektligj për shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan pas një interesi të rizgjuar për prodhuar municion në vend.

Qeveria miratoi të mërkurën një projektligj për shlyerjen e detyrimeve financiare të prapambetura për pagat dhe sigurimet e ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan, një ndërmarrje shtetërore e themeluar në vitin 1962 me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura shqiptare për armatim.

Krahas pranimit të këtyre detyrimeve, që kapin shifrën 83.8 milionë lekëve, qeveria deklaron se po përgatitet ta rikthejë këtë kombinat në punë për prodhim municionesh ushtarake duke kërkuar investitorë të huaj.

- Publicitet -

Projektligji parashikon pagesat e detyrimeve për paga, sigurime shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve e të ish-punonjësve për vitet 2017-2023 nga fondet buxhetore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Numri i personave që preken nga ky projektligj është 131, nga të cilët katër janë punonjës aktualë dhe 127 të tjerë të larguar nga puna.

Vendimi kaloi në mbledhjen e qeverisë 24 orë para se ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi të përballej në një interpelancë parlamentare të thirrur nga kolegu i tij socialist, Nasip Naço, pikërisht për këtë çështje.

Gjatë fjalës në Kuvend të enjten, Peleshi tha se qeveria po planifikon të rivendosë në punë ish-industrinë ushtarake për t’u futur në një epokë të re të prodhimit të municionit ushtarak.

“Rijetësimi i industrisë ushtarake është synim strategjik,” tha Peleshi, duke shtuar se, “po hyjmë në një epokë të re, që nuk është militarizim, por të kontribuojmë në rritjen e kapaciteteve të prodhimit edhe në kuadër të aleancës në NATO”.

Peleshi bëri të ditur se agjencia e prokurimeve të NATO-s ka kryer një raport para-fizibiliteti për Poliçanin për të kuptuar sipas tij, “se cila është vlera e aseteve tona dhe kërkesat globale”.

Gjithashtu, ai pranoi se ka pasur investitorë potencialë të interesuar nga disa vende si Turqia, Italia, Izraeli, etj., dhe se qeveria po planifikonte të futej partnere në këto investime.

Interesi i Shqipërisë për t’u rikthyer te prodhimi i armëve u artikulua në publik gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenski në shkurt, i cili kërkoi nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit që të bashkëpunojnë në prodhimin e municioneve, si një mbështetje për Ukrainën në konfliktin ushtarak me Rusinë.

Kombinati Mekanik i Poliçanit, sipas informacionit zyrtar në faqen e ministrisë së Mbrojtjes, deri në vitet ’90 ka pasur linja prodhimi municionesh nga më të ndryshmet, të tilla si municion për “Kallashnikov”, mortajë 82 mm, granata dore deri tek minat anti-tank e mortaja të kalibrave më të lartë.

Aktualisht, ndërmarrja prodhon vetëm municion pistolete të tipit “Makarov” dhe “Parabellum” me kalibër 19mm, por sipas ministrisë, ajo ka kapacitet edhe për prodhime fonderie hekuri dhe çeliku./BIRN

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?