Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria përqendron investimet në Korridorin VIII, 88 mln euro më 2025
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Qeveria përqendron investimet në Korridorin VIII, 88 mln euro më 2025
AktualitetEkonomi

Qeveria përqendron investimet në Korridorin VIII, 88 mln euro më 2025

Published: October 31, 2024
Shpërndaje

Në projektbuxhetin 2025 është parashikuar të financohen rreth 8,8 miliardë  (88 milionë euro) për Korridorin VII, nyja më e rëndësishme rrugore në vend. Financimi për 14 lote të Korridorit VIII zë 26.6 për qind fondeve të brendshme për transportin rrugor të programuara për vitin që vjen.

8 lote punimesh do të financohen për zgjerimin e Elbasan -Qafë Thanë që kushtojnë 3,4 miliardë lekë vitin që vjen rreth 34 milionë euro. Ndërsa 6 lote të tjera financohen për ndërtimin e segmenteve me drejtim nga Durrësi, Elbasan -Papër dhe Papër -Ura e Grykshit me 5,4 miliardë lekë financim. Vlera e plotë e këtyre 6 loteve është 15 miliardë lekë ose 150 mln euro në një gjatësi rreth 35 km.

Korridori VIII shtrihet afërsisht në 154 kilometër në territorin shqiptar. Kostot e plota ende nuk janë përllogaritur, për shkak të ndryshimit të gjurmës në segmentin e fundit. Si segment i parë i Korridorit- 8 do të jetë By pasi i Tiranës që njëkohësisht do të shpërbejë edhe për Korridorin 10 edhe për Korridorin 8. Për këtë aks është kryer studimi i fisibilitetit dhe nuk është tenderuar ende.

Aksi tjetër vijues i Korridorit- 8 është rruga Tiranë – Elbasan që ka përfunduar tashmë, ndërkohë që kanë përfunduar ndërtimi i By-pass-it të Fierit dhe të Vlorës që ndihmojnë qarkullimin lindje perëndim. Në pjesën shqiptare pika dalëse në Maqedoni e Korridorit 8 do të jetë ura e Bushtricës në Përrenjas për të shmangur lartësinë që krijon dalja në Qafë-Thanë.

- Publicitet -

Aktualisht po punohet segmentin Bypasi i Elbasanit që del në Labinot-Fushë dhe po  financohet nga buxheti i shtetit. Unaza aktuale e qytetit të Elbasanit, nuk ka parametrat e nevojshme për të përballuar trafikun në rritje të këtij korridori ndërkombëtar. Projekti është menduar të nisë nga përfundimi i autostradës Tiranë-Elbasan dhe të përfundojë në dalje të qytetit në Labinot-Fushë.

Më tej nga Labinot -Fushë drejt Përrenjasit 5.8 kilometra janë tenderuar dhe po financohen. Më tej Korridori 8 në pjesën shqiptare vijon edhe me dy lote të tjera deri në kufi me Maqedoninë. Nga Elbasani në Përrenjas Korridori 8 do të kalojë ne një trase krejt të re, e cila do të shtrihet përgjatë lumit Shkumbin duke shmangur punimet në mal.

Zhvillimet në infrastrukturën rrugore të Korridorit 8 janë pak kaotike, pasi projekti ka vetëm pak kohë që u ripërfshi në rrjetin kryesor Europian dhe shtetet që përfshihen në këtë aks po ndërtojnë me standarde të ndryshme. Në pjesën Maqedonase Korridori 8 është me 6- korsi ndërsa në pjesën shqiptare me 4- korsi.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Skenë e jashtëzakonshme rrëmbimi në mes të njerëzve, në mes të Tiranës
  • Njerëz të infiltruar që shfaqen si “protestues” sulmojnë konviktet e vajzave
  • 16 tetor 2026
  • Kur pushteti i një njeriu i ve flakën vendit: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. K R on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  2. Kopilat e Ramizit on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  3. Malet me blerim mbuluar on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  4. Ana on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  5. Demokrat on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?