Si pjesë e paketës fiskale për vitin 2027, qeveria ndërhyn tek tatimi mbi të ardhurat edhe nga punësimi.
Për herë të parë shtohet një fashë e re pagash që do të tatohet me 32%, dhe që janë të ardhurat mbi 8.04 milionë lekë në vit ose ata që kanë të ardhura nga punësimi 670 mijë lekë në muaj.
BËHET – Në nenin 24 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Të ardhurat e tatueshme nga punësimi tatohen me normat progresive të mëposhtme:
Baza tatimore vjetore Norma tatimore
0 – 3 240 000 lekë 13%
3 240 001 – 8 040 000 lekë 23%
Mbi 8 040 000 lekë 32%
ËSHTË- Neni 24
Norma tatimore
1. Të ardhurat e tatueshme nga punësimi tatohen me normat progresive të mëposhtme:
Baza tatimore vjetore Norma tatimore
0 – 2 040 000 lekë 13%
Mbi 2 040 000 lekë 23%
j.l./ dita
