Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: Qytetet e UNESCO-s po boshatisen, Gjirokastra dhe Berati me reduktimin më të fortë të popullsisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > SHIFRAT: Qytetet e UNESCO-s po boshatisen, Gjirokastra dhe Berati me reduktimin më të fortë të popullsisë
EkonomiKryesore

SHIFRAT: Qytetet e UNESCO-s po boshatisen, Gjirokastra dhe Berati me reduktimin më të fortë të popullsisë

Published: June 19, 2023
Shpërndaje

Popullsia e Shqipërisë u reduktua edhe mbi 31.8 mijë persona, apo rreth 1.1%, në vitin 2022, por disa qarqeve patën rënie gati tre herë më shumë se mesatarja kombëtare. Përveç Tiranës, popullsia e të gjitha qarqeve ishte me rënie, por në ato të Gjirokastrës, Beratit, Dibrës dhe Lezhës reduktimi ishte më i fortë se në tjerat. Të dhënat e INSTAT, që marrin në konsideratë llogaritjen vjetore të popullsisë, tregojnë se, popullsia e Gjirokastrës pati rënin më të fortë vjetore me 3.5%. Ky qark ka treguesit demografikë më të përkeqësuar në vend për shkak të plakjes së popullsisë.

Normat e larta të vdekjeve, largimeve dhe rënia e lindjeve po e çojnë Gjirokastrën drejt shuarjes, edhe pse qarku është një nga destinacionet më të preferuara për turizëm. Berati renditet i dyti me tkurrjen më të fortë vjetore të popullsisë me rreth 3.1%. Popullsia e këtij qarku u reduktua me mbi 3600 persona brenda një viti. Dekadën e fundit, Berati po pëson një tranzicion demografik me të fortë të qarqet e tjera. Këto zhvillime po reflektohen në reduktimin më të fortë të popullsisë që gjithashtu po ul normës së lindjeve.

Berati është një nga qarqet më potencialet më të mëdha të turizmit. Qyteti 2000 vjeçar po përthith nga viti në vit mijëra turistë nga e gjithë bota, teksa malet për rreth, me kanionet e Osumit dhe potencialet për zhvillimin e bujqësisë janë motive për të rritur popullsinë e zonës dhe jo për tkurrjen e saj. Në 1 janar 2021, INSTAT e llogariti popullsinë e Beratit në 111,431 banorë nga 115,050 që ishte më 1 janar 2021.

- Publicitet -

Pas Beratit, norma e më e lartë rënies se popullsisë ishte në Dibër me 2,9%. Edhe pse qarku u lidh me Kryeqytetin nëpërmjet rrugës së re që shkurtoi distancën në pak më shumë se një orë, sërish zona po braktiset me shpejtësi edhe pse vendi ka traditë dhe potenciale të mëdha të burimeve natyrore në industri dhe turizëm.

Pas Dibrës, normën më të lartë të rënies të popullsisë e pati Lezha me 2.6% brenda një viti. Qarku që ka një turizëm bregdetar, që po zhvillohet fort vitet e fundit, u pakësua me 3100 banorë vitin e kaluar, teksa bizneset në zonën janë në emergjencë për punonjës.

Gjithashtu rënie të popullsisë me shumë se mesatarja kombëtare kishin qarqet e Elbasanit (2.5%), Fierit me (2.4%) dhe Korça me (2.5%).

Rënia e popullsie është problemi me serioz që po kalon vendi në dekadën e katërt të tranzicionit. Emigracioni ishte i fortë në tre dekadat e fundit, mirëpo po tani kur popullsia në total është zvogëluar ndjeshëm dhe është plakur, pasojat e zbrazjes janë shumë të dukshme.

Mungesa e kapitalit human është shndërruar në emergjencë për komunitetin e biznesit, të cilët po e rendisin si shqetësimin kryesor.

Që nga kur u regjistruan për herë të fundit, popullsia dhe banesat në vitin 2011, demografia e vendit ka pësuar ndryshime të mëdha nga emigrimi dhe lëvizjet e brendshme.

Matjet e tërthorta të INSTAT tregojnë se, janë larguar nga vendi gjatë dekadës së fundit 230 mijë deri në 600 mijë persona.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur zhvendosje të mëdha të popullsisë nga qarqet drejt qendrës së vendit. Qeveria që është operatori më i madh në ekonomik duket se, po bën investime në disa zona që në dhjetë vitet e ardhshme nuk do të ketë asnjë banor.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama për Financial Times: Shqipëria ndodhet në momentin më të mirë
  • Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë
  • PDK-ja e refuzon sërish Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit
  • “Jam e persekutuar politike nga Erdogan”, lihet në burg 32-vjeçarja turke që u arrestua në Rinas
  • Nënë e bir me origjinë shqiptare aksidentohen për vdekje në Greqi, ishin duke shkuar në punë

Komentet e Fundit

  1. Patriot on Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit
  2. !!? on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. ¿? on Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  4. Emonomisti on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Dashi on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?