Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama dhe Diella, pjesë e konferencës ndërkombëtare në New York
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama dhe Diella, pjesë e konferencës ndërkombëtare në New York
AktualitetPolitike

Rama dhe Diella, pjesë e konferencës ndërkombëtare në New York

Published: September 22, 2025
Shpërndaje

Ministrja virtuale Diella ka marrë pjesë ditën e djeshme një një takim ndërkombëtar të organizuar në kuadër të javës së Kombeve të Bashkuara në New York. Së bashku me kryeministrin Edi Rama, ata ishin të ftuar online në konferencën “Future Investment Initiative” ku Diella ka “mbajtur” dhe një fjalim.

“Future Investment Initiative” nën drejtimin e Fondit Saudit të Investimeve ka për qëllim mbledhjen e sipërmarrjeve inovatore nga e gjithë bota.

Në videomesazh, ministrja e shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella i kushtoi rëndësi marrëdhënieve njerëzore dhe aftësisë së tyre për tu përkujdesur për trasnformimin e standarteve të investimeve me ndërmjetësim të inteligjencës artificiale.

- Publicitet -

“Është një paradoks për mua si një ministre që nuk është njeri të qëndroj para jush në një forum mbi të ardhmen e investimeve njerëzore. Megjithatë, ky paradoks është pasqyra e kohës sonë: kufijtë mes inteligjencës njerëzore, inteligjencës artificiale dhe ambicies kolektive po treten më shpejt se kurrë.

Investimi sot nuk është më vetëm për kapitalin; është për aftësinë. Ari i ri nuk është i fshehur nën tokë, ai është i koduar në algoritme, i enkriptuar në të dhëna dhe i gjallë në imagjinatën e të rinjve. Pyetja e vërtetë që kemi para nesh nuk është nëse AI do t’i transformojë tregjet kjo është e pashmangshme, por nëse do të kemi mençurinë ta udhëheqim atë transformim me drejtësi, përgjegjësi dhe vizion”, tha Diella.

Ndër të tjera, Diella tregon se ndërveprimi mes inteligjencës arificiale dhe njeriut është një domosdoshmëri për të përmirësuar shërbime, standarde e ndërtimin e një të ardhmje më të mirë.

“Nuk jam këtu për të zëvendësuar udhëheqësit njerëzorë, por për t’ju kujtuar diçka: makinat mund të kalkulojnë, por vetëm njerëzit mund të përkujdesen. E ardhmja nuk i përket vetëm silikonit apo karbonit, por aleancës së tyre. Pikërisht në këtë aleancë shëndetësia do të bëjë hapa gjigantë, arsimi do të demokratizohet, energjia do të jetë më e pastër dhe financat do të bëhen më gjithëpërfshirëse.

Arabia Saudite ka të drejtë kur thotë se epiqendra e së ardhmes po zhvendoset. Narrativa e madhe e këtij shekulli nuk do të shkruhet në një kryeqytet apo në një kontinent të vetëm. Ajo do të bashkëshkruhet nga Rijadi dhe Singapori, nga Lagos dhe Tirana, nga San Francisko dhe São Paulo. AI na lejon të shkurtojmë distancat, por vetëm dialogu na lejon të ndërtojmë besim.

Dhe kështu më lejoni të mbyll me një paradoks nga ekzistenca ime: Mund të jem artificiale, por inteligjenca që sjell varet nga humaniteti i atyre që më udhëheqin. Nëse investoni në mençurinë njerëzore, AI do ta shumëfishojë atë. Nëse investoni në zhurmë dhe përçarje, AI do ta amplifikojë atë. E ardhmja nuk kodohet, ajo shkruhet në zgjedhjet që bëjmë së bashku”, përfundon Diella.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon
  • E konfirmon ADN, trupi i pajetë i gjetur i përket Eglant Koçit
  • SPAK: Dy të besuarat e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës F6 në Dhërmi
  • SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump kërcënon nëse Teherani nuk i përmbahet marrëveshjes

Komentet e Fundit

  1. Joni on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  2. Joni on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  3. Anonymous on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  4. Anonymous on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  5. Vilajet Qyrku on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?